Botërori 2026, Ukraina zgjedh qytetin bregdetar spanjoll për ndeshjet “play-off”

Marrëveshje me “Estadi Ciutat de València”, impiantin e skuadrës së Levantes. Më 26 mars luajnë ndaj Suedisë, më datë 31 presin fituesin e çiftit Poloni-Shqipëri.

11.12.2025. 18:35

Botërori 2026, Ukraina zgjedh qytetin bregdetar spanjoll për ndeshjet “play-off”

Stadiumi “Ciutat de Valencia”, i skuadrës së Levante, është përzgjedhur si vendi ku Ukraina do të zhvillojë ndeshjet e fazës “play-off” për Botërorin 2026. Në gjysmëfinalen, që do të luhet më 26 mars, ukrainasit do të përballen me Suedinë.

Në rast se fitojnë, po ky stadium do të presë edhe finalen, ku Ukraina do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Poloni–Shqipëri. Bëhet fjalë për një impiant me më tepër se 26 mijë vende. Për muaj me radhë ajo ka qenë “shtëpia” e ish-sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Armando Sadiku.

Zgjedhja e qytetit bregdetar spanjoll për të pritur ndeshjet dhe mbi të gjitha marrëveshja me stadiumin në Valencia, vjen si një surprizë. Deri më tani, për shkak të luftës, përfaqësuesja e Ukrainës i kishte luajtur ndeshjet në fushë neutrale më pranë kufirit të saj. Gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës, ndeshjet si pritës ata i zhvilluan në disa qytete polake: nga Varshava në Krakovë, për të vijuar me Vroklavën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)