Tragjedi në stadiumin e Perusë, të paktën një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur para derbit
Pavarësisht incidentit, Liga Profesionale e Futbollit në Peru bëri të ditur se ndeshja derbi do të zhvillohet sipas planit, ndërsa autoritetet kanë premtuar masa shtesë sigurie.
Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një tubimi në një stadium futbolli në Peru, pak para ndeshjes së shumëpritur derbi. Ngjarja ndodhi në impiantin “Alejandro Villanueva”, ku qindra tifozë ishin mbledhur për një aktivitet me valëvitje flamujsh, në prag të përballjes mes ekipit të tyre Alianza Lima dhe rivalit të përbetuar Universitario.
Ministri i Shëndetësisë i Perusë, Juan Carlos Velasco Guerrero, konfirmoi vdekjen e një personi dhe bëri të ditur se 47 tifozë janë lënduar. Sipas autoriteteve, tre prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike.
Foto ilustruese
Klubi Alianza Lima shprehu ngushëllime për viktimat dhe solidaritet me të plagosurit, duke deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për zbardhjen e plotë të incidentit. Fillimisht u raportua se një pjesë e murit të stadiumit mund të ishte shembur, ndërsa Ministria e Brendshme njoftoi se 40 zjarrfikës ndërhynë në një emergjencë ku raportohej për persona të bllokuar nën një strukturë.
Megjithatë, më pas klubi sqaroi se ngjarja nuk lidhej me shembjen e mureve apo dëmtime strukturore të kompleksit sportiv. Edhe shefi i zjarrfikësve, Marcos Pajuelo, konfirmoi se nuk kishte dëmtime në infrastrukturë. “Sipas vlerësimeve, asnjë strukturë nuk është dëmtuar. Nuk ka mure të shembura apo pjesë të rëna”, deklaroi ai.
Foto ilustruese
Pavarësisht incidentit, Liga Profesionale e Futbollit në Peru bëri të ditur se ndeshja derbi do të zhvillohet sipas planit, ndërsa autoritetet kanë premtuar masa shtesë sigurie. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje një nga tragjeditë më të mëdha të futbollit në histori, e ndodhur gjithashtu në Lima. Në katastrofën e “Estadio Nacional” gjatë një ndeshjeje kundër Argjentinës, humbën jetën 328 tifozë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën, pas kaosit që shpërtheu në tribuna.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)