Dhuna e shkaktuar në tribunat e stadiumeve shqiptare është shoqëruar me përjashtimin e 16 tifozëve. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi vendimin për ndalimin e përgjegjësve të incidenteve gjatë dy ndeshjeve të Kategorisë Superiore.
11 tifozë u dënuan nga FSHF për ndeshjen KF Tirana - AF Elbasani, e zhvilluar më 8 mars 2026 në stadiumin “Selman Stermasi”. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës konstatoi shkelje të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” dhe vendosi përjashtimin e 11 personave të mëposhtëm, për një periudhë të pacaktuar:
-Petros Alfred Ballabani
-Sadi Eduart Notolli
-Amar Agim Loci
-Indrit Gëzim Skëndi
-Klei Qani Mema
-Fabio Ardian Elezi
-Noel Sokol Klaiqi
-Ilirian Kristo Meraj
-Malvin Alban Sharra
-Xhensi Kolë Gjinaj
Në një ndeshje tjetër, rreth ndeshjes KF Vllaznia - AF Elbasani të luajtur më 15 shkurt 2026 në stadiumin “Loro Boriçi”, përjashtimi i është bërë 5 tifozëve të tjerë:
-Serxhio Ardian Miloti
-Kristo Halit Krraba
-Juljan Qamil Pllumbi
-Enaldo Përparim Selami
-Elios Ermir Qosja
-Denis Shkëlqim Deliu
FSHF kërkon nga të gjithë klubet apo personat që administrojnë stadiumet të sigurojnë zbatimin e këtij vendimi, ndërsa një kopje i është dërguar edhe Policisë së Shtetit për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)