Pas dështimit në Kupën e Botës, Italia rrezikon edhe “përjashtimin” nga Euro 2032
Katër herë kampionët e botës janë ende të tronditur pas një tjetër dështimi në kualifikueset e Kupës së Botës, pasi u eliminuan me penallti nga Bosnje-Hercegovina.
Italia po përballet me një nga krizat më të thella në historinë e saj të futbollit, ndërsa rrezikon të humbasë edhe të drejtën për të organizuar Kampionatin Europian 2032. Katër herë kampionët e botës janë ende të tronditur pas një tjetër dështimi në kualifikueset e Kupës së Botës, pasi u eliminuan me penallti nga Bosnje-Hercegovina.
Ky ishte dështimi i tretë radhazi për “të kaltërit”, pas mungesave në “Rusi 2018” dhe “Katar 2022”. Problemet nuk u ndalën vetëm në fushë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen pas presionit të madh. Largimi i tij erdhi vetëm pak ditë pas eliminimit turpërues.
Ndërkohë, legjenda e portës italiane, Gianluigi Buffon është larguar gjithashtu nga roli i tij në kombëtare. Edhe trajneri Gennaro Gattuso vendosi të largohej nga posti i tij pas dështimit për ta dërguar skuadrën në Botërorin 2026.
Foto nga web
Në situatën e krijuar, alarmi më i madh ka ardhur nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Ai paralajmëroi se Italia mund të humbasë të drejtën për të qenë vend bashkëorganizator i Euro 2032 me Turqinë, nëse nuk përfundon në kohë rinovimin e stadiumeve.
Ceferin kritikoi ashpër infrastrukturën e vjetëruar të vendit, duke theksuar se ajo mbetet pas krahasuar me pjesën më të madhe të Europës. Italia duhet të përzgjedhë së shpejti pesë stadiume që plotësojnë standardet, por aktualisht vetëm një prej tyre i përmbush kërkesat. Impiante të mëdha si “San Siro” dhe “Diego Armando Maradona” janë në listë për rikonstruksion, ndërsa janë propozuar edhe projekte të reja në Romë.
Megjithatë, me afatin që afrohet dhe punimet që duhet të nisin brenda një viti, koha po mbaron shpejt. Zgjedhja e presidentit të ri të federatës këtë verë pritet të jetë vendimtare, pasi ai do të trashëgojë një situatë krize të plotë. Ndërkohë, Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, me ndeshjen e parë që do të luhet më 11 qershor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)