Vetëm 70 ditë kanë mbetur deri në nisjen e Kupës së Botës 2026, një turne historik që për herë të parë do të përfshijë 48 kombëtare. Ndërsa ekipet pjesëmarrëse janë konfirmuar, parashikimet e para kanë nisur të tërheqin vëmendjen e tifozëve dhe analistëve.
Sipas superkompjuterit të Opta, favorit për të fituar trofeun është Kombëtarja e Spanjës, me një probabilitet prej 15.83%. Spanja shihet si skuadra më e kompletuar për momentin, duke udhëhequr listën e pretendentëve.
Pas saj renditet Kombëtarja e Francës me 12.77% shanse, ndërsa synon të arrijë finalen e tretë radhazi në këtë kompeticion madhor. Në vendin e tretë dhe të katërt ndodhen Kombëtarja e Anglisë dhe Kombëtarja e Argjentinës, të dyja me mbi 10% mundësi për të triumfuar.
Top 5 plotësohet nga Kombëtarja e Portugalisë, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, me 6.92% shanse për të fituar Kupën e parë të Botës në histori.
Ndërkohë, dy superfuqi të futbollit botëror si Brazili dhe Gjermania renditen jashtë pesëshes së parë, respektivisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë.
Këto parashikime pritet të ndryshojnë me afrimin e turneut, por ato japin një panoramë të qartë të favoritëve aktualë për trofeun më të madh në futboll.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)