“Kishte një copë letre me tre emra”, Mourinho i nxjerr të palarat arbitrit pas kaosit në Benfica-Real Madrid
Vinicius Junior ishte një figurë qendrore në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, duke shënuar golin e fitores 1:0, dhe festimi i tij i ekzagjeruar i golit provokoi kaos në fushë.
Diskutimet mbi ndeshjen Benfica-Real Madrid do të zgjasë për pak kohë, të paktën deri në ndeshjen e kthimit në Spanjë. Vinicius Junior ishte një figurë qendrore në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, duke shënuar golin e fitores 1:0, dhe festimi i tij i ekzagjeruar i golit provokoi kaos në fushë.
Vinicius i tha gjyqtarit se lojtari i Benfica-s, Gianluca Prestianni, e fyeu në mënyrë raciste dhe dyshohet se e quajti "majmun". Arbitri aktivizoi protokollin dhe e ndërpreu për pak kohë ndeshjen, ndërsa sulmuesi i ‘Los Blancos’ u largua nga fusha për disa minuta dhe e gjithë situata u mbyll pa sanksione.
Mesazhe të ashpra u dërguan nga dhoma e zhveshjes së Real Madridit pas ndeshjes, dhe Jose Mourinho u përpoq t’i qetësonte gjërat.
“Kam folur me të dy. Vinicius më thotë një gjë dhe Prestianni një tjetër. Nuk do të mbaj anë. I thashë Vinicius Jr. se festimi duhej të ishte ndryshe. Ky klub e ka Eusebion si legjendë, një lojtar me ngjyrë. Benfica nuk është një klub racist. Vinicius duhet të kishte festuar me shokët e tij të ekipit, jo para 60,000 njerëzve. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. E dua. Por nëse shënon një gol të tillë, duhet të festosh me shokët e ekipit”, deklaroi Mourinho.
Festimi provokues i Viniciusit e tërboi Prestianin, i cili në një moment mbuloi fytyrën me fanellën e tij dhe i tha diçka brazilianit. Pas kësaj, në fushë u përhap kaos i përgjithshëm. Vinicius u çmend, vrapoi menjëherë te gjyqtari dhe u ankua se argjentinasi e kishte fyer në baza raciste.
Ndeshjet e fazës play-off në Champions League sollën emocione, gola dhe polemika. Real Madrid mori një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Benficës, falë një supergoli të Vinícius Júnior.
Në fund të ndeshjes, trajneri i portugezëve u përjashtua nga loja pasi u grind me gjyqtarin. Për këtë Mou ka një shpjegim dhe pretendon se arbirtri ka mbajtur anë, duke mos ndëshkuar tre lojtarë të Realit, emrat e të cilëve i ka pasur të shënuar.
“Mora një karton të kuq sepse thashë atë që ishte shumë e qartë. Arbitri kishte një copë letër që thoshte se Tchouameni, Carreras dhe Huijsen nuk duhet të marrin karton të verdhë. Unë thjesht ia thashë këtë. Ne të gjithë e dimë se si janë gjërat”, shtoi trajneri i Benfica-s.
Dhe për shkak të kartonit të kuq, ai nuk do ta udhëheqë ekipin në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.
“Nuk mund të hyj në dhomën e zhveshjes, nuk mund të komunikoj drejtpërdrejt me ekipin. Do të jetë shumë e vështirë. Por asistentët e mi janë aty dhe do ta bëjnë pjesën e tyre të punës”, përfundoi Mourinho.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)