Mesazh i rëndësishëm për tifozët e Kupës së Botës, ambasada e SHBA: Aplikoni tani

Ambasada e SHBA iu bën thirrje tifozëve të futbollit që duan të shikojnë nga afër ndeshjet e Kupës së Botës të aplikojnë sa më shpejt për vizë.

13.02.2026. 23:00

Mesazh i rëndësishëm për tifozët e Kupës së Botës, ambasada e SHBA: Aplikoni tani

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët që kanë dëshirë të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjet e Kupës së Botës në futboll që do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Selia e diplomacisë amerikane bën me dije se tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë për këtë event duhet të aplikojnë për viza sa më shpejt, të cilat do të jepen sipas ligjeve të SHBA.

“Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026™ kanë nevojë për dokumentacionin e duhur të udhëtimit për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane, aplikoni SOT!

Nuk keni pse të prisni derisa të keni blerë biletat për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026 për të aplikuar për vizë. Ne lëshojmë viza vetëm për aplikantët që kualifikohen sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara”, shkruhet në njoftim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)