Moment prekës, nëna e tifozit të PAOK që vdiq në aksident bëhet një me ultrasit në stadiumin “Toumba”

Një nga imazhet më të fuqishme të këtij sezoni u shpalos në stadiumin “Toumba” të klubit grek PAOK përpara ndeshjes së kupës me Panathinaikos, teksa nëna e një prej tifozëve të vrarë në aksidentin në Rumani ju bashkua ultrasve të ekipit bardhezi.

Burimi: Protothema.gr

12.02.2026. 16:13

Moment prekës, nëna e tifozit të PAOK që vdiq në aksident bëhet një me ultrasit në stadiumin “Toumba”

Një nga imazhet më të fuqishme të këtij sezoni u shpalos në stadiumin “Toumba” të klubit grek PAOK përpara ndeshjes së kupës me Panathinaikos, teksa nëna e një prej tifozëve të vrarë në aksidentin në Rumani ju bashkua ultrasve të ekipit bardhezi.

Për vite me radhë, ka qenë një ritual në çdo ndeshje të PAOK-ut në shtëpi, goditja e daulleve në stadiumin Toumba.

Pak para ndeshjes së PAOK-ut nëna e tifozit të ndjerë u shfaq në qendër të fushës me fanellën bardh e zi dhe e gjithë fusha e priti që të lëshojë ulërimën klasike në mbështetje të ekipit, me ritmin që ajo i dha atmosferës duke goditur daullen.

Zonja në fjalë ishte nëna e Kristos, njërit prej 7 “Shqiponjave” që dha frymën e fundit më 27 janar në aksidentin e tmerrshëm me makinë që ndodhi në Timisiora të Rumanisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)