Partizani ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur 1-0 Elbasanin në transfertë, në ndeshjen e parë mes dy skuadrave. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 93’ nga Skuka me penallti, në një sfidë të luftuar dhe të kontestuar nga vendasit.
Të kuqtë dominuan thuajse plotësisht pjesën e parë, duke krijuar disa raste të pastra shënimi përballë Janaçek, por pa arritur të konkretizonin. Elbasani reagoi në fraksionin e dytë, duke rritur presionin në sulm dhe duke goditur edhe shtyllën, ndërsa loja u bë më e hapur në minutat e fundit.
Momenti vendimtar erdhi në shtesë, kur Skuka u pengua nga Kasa. Gjyqtari fillimisht akordoi faull jashtë zone, por më pas vendosi për penallti. Nga pika e bardhë, Skuka u tregua i saktë, duke i dhënë fitoren minimale Partizanit përpara ndeshjes së kthimit.
Pas sfidës, trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, u shfaq entuziast për paraqitjen e skuadrës së tij, duke theksuar dominimin e plotë në pjesën e parë.
Foto: LSA
“Sa për lojën, kemi dominuar totalisht. Në pjesën e parë duhet të përfundonte 3 apo 4-0, me raste me portën bosh e vetëm me portierin dhe asnjë goditje nga ekipi kundërshtar”, deklaroi Kërnaja.
Tekniku i të kuqve zbuloi edhe detaje nga përgatitja taktike e ndeshjes, duke theksuar rolin e Hjumës mes linjave.
“E kishim përgatitur Hjumën për të hyrë mes linjave, duke parë mbrojtjen e avashtë të kundërshtarit. Na doli në pjesën e parë. Është ndër lojtarët që vrapon më shumë në Shqipëri, ndeshjen para kësaj vrapoi 11.5 kilometra. Na duhej të fitonte metra për të krijuar superioritet numerik dhe e menduam kështu”, u shpreh ai.
Kërnaja vlerësoi edhe analizën e bërë ndaj kundërshtarit, si dhe kontributin e futbollistëve të tij në aspektin fizik dhe taktik.
Foto: LSA
“Kishim analizuar shumë mirë Elbasanin. Dy qendërmbrojtësit e tyre nuk e mbajnë topin dhe na mjaftonte Toma për të qenë me ata. Menduam që Sidibe dhe Isgandarli të jepnin ndihmë dhe harxhuan shumë, por i dhanë shumë ekipit. Sot meritojnë komplimente të gjithë djemtë”, theksoi trajneri.
Ai u ndal edhe te gjendja aktuale e skuadrës dhe ambiciet për vijimin e sezonit.
“Ky ekip është agresiv, vrapon pa fund dhe ka energji mjaftueshëm edhe për derbin. Do hyjmë për të fituar. Kur kam thënë në fillim se ekipi do rritej, jam akuzuar që flas me superlativa. Por unë jetoj çdo ditë me këta djem dhe e di ku është ekipi. E gjeta me vetëm një gol e një autogol dhe 4 pikë. Tani ka volum e dëshirë për të fituar. Ndoshta kemi humbur disa pikë edhe nga gabimet e mia, por përgjegjësitë i marr unë”, përfundoi Kërnaja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)