Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është zyrtarisht lojtar i FC Zurich. Klubi zviceran ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me 33-vjeçarin, i cili i bashkohet skuadrës me efekt të menjëhershëm.
Berisha ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit aktual, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Ai transferohet në Zvicër nga skuadra austriake LASK, ku ishte pjesë e Bundesligës austriake.
Në njoftimin zyrtar, FC Zurich shkruan: “FCZ ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori 33-vjeçar norvegjezo-kosovar Valon Berisha po kalon menjëherë te klubi i qytetit. 52 herë ndërkombëtar kosovar vjen në Cyrih nga skuadra e ligës federale austriake LASK dhe ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual me opsion edhe për një vit tjetër.”
Berisha numëron 52 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në radhët e “Dardanëve”. Me eksperiencën e tij në kampionate si ai norvegjez, austriak dhe në Itali, mesfushori pritet të sjellë stabilitet dhe cilësi në repartin e mesfushës së Zurichut në pjesën e mbetur të sezonit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)