Federata e Futbollit vendosi të ndryshojë orarin e zhvillimit të derbit Partizani-Tirana, që parashikohet edhe si një prej sfidave më interesante të javës së 24-t të Kategorisë Superiore. Nëpërmjet një njoftimi për media u bë e ditur se supersfida e kryeqytetit do të luhet të dielën në orën 16:30.
Fillimisht dueli në “Arenën Kombëtare” ndërmjet dy rivalëve historikë ishte parashikuar të zhvillohej në orën 19:30. Por me miratimin e Komisionit të Ligave dhe Garave, u vendos që orari të ndryshojë.
Edhe pse për momentin nuk ka një argument zyrtar rreth këtij vendimi, besohet që ky spostim lidhet me çështjet e transmetimit. Të dielën në orën 19:30 është përcaktuar të luhet edhe sfida e kryesuesve Vllaznia-Elbasani. Në mënyrë që ndeshjet të marrin hapësirën e duhur për spektaklin që ofrojnë, është vendosur që derbi i kryeqytetit të ndryshojë orar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)