Atëherë kur po dukej se gjithçka po shkonte vaj dhe objektivi i 1000 golave në karrierë do të përmbushej me Al Nassr, Cristiano Ronaldo ka plasur “bombënn”. CR7 refuzon të zbresë në fushë për verdheblutë, pasi është i zhgënjyer nga mungesa e nënshkrimeve të reja nga klubi në merkaton e dimrit.
Portugezi duket i vendosur që të mos zbresë në fushë në ndeshjen e radhës të Al Nassr, të planifikuar për t’u luajtur sot kundër Al-Riyadh, në raundin e 20-të të ligës saudite, sipas gazetës portugeze A Bola.
Arsyeja, ndryshe nga raportimet fillestare në shtypin saudit, nuk ka të bëjë fare me gjendjen fizike të sulmuesit portugez, duke pasur parasysh duelin e tij kundër kampionëve Al Ittihad, të trajnuar nga Sérgio Conceição, i planifikuar të premten e ardhshme.
Sipas një burimi brenda Al Nassr, Ronaldo është i pakënaqur me menaxhimin e klubit që ai ka përfaqësuar për tre vjet nga PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), veçanërisht krahasuar me trajtimin që i është bërë rivalëve kryesorë, Al Hilal, të Simone Inzaghi-t, të cilët gjithashtu menaxhohen nga i njëjti fond.
Ronaldo është ankuar për mos shpërndarje të njëjtë investimevesh edhe tek Al Nassr. Trajneri Jorge Jesus nuk ka marrë përforcimet që kërkoi, siç dëshmohet nga fakti se i vetmi lojtar i nënshkruar këtë afat kalimtar dimëror ishte Haydeer Abdulkareem, një mesfushor 21-vjeçar irakian.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)