Askush më mirë se ai, Muriqi le pas Jamal dhe Mbappe

Vedat Muriqi është shpallur lojtari i muajit në La Liga duke lënë pas Mbappe dhe Lamine Jamal.

31.01.2026. 21:14

Askush më mirë se ai, Muriqi le pas Jamal dhe Mbappe

Sulmuesi i Mallorca-s, Vedat Muriqi, është shpallur lojtari më i mirë i muajit në La Liga, një arritje që e gëzoi jashtëzakonisht. Në një intervistë për “IB3”, Muriqi u shpreh optimist për të ardhmen e skuadrës dhe sfidat e mbijetesës në elitën spanjolle.

“Mallorca do të qëndrojë në La Liga. Tifozët kanë të drejtë të na kritikojnë, por nuk është momenti për t’u dorëzuar. Lojtarët, drejtuesit dhe tifozët duhet të qëndrojmë bashkë dhe të bëjmë secili pjesën e vet,” tha sulmuesi.

Ai nuk e fshehu nevojën për përforcime, duke pranuar se skuadra kishte vonuar në merkato: “Na duhen lojtarë me përvojë, që e kanë përjetuar këtë presion dhe situata të ngjashme në karrierën e tyre.”

Muriqi foli edhe për garën për Këpucën e Artë, ku me 14 gola rivalizon Kylian Mbappé-n, i cili ka 21: “Është e pamundur të konkurrosh me një lojtar si Mbappé. Por për mua do të ishte një fitore nëse do të mbyllja sezonin në pozicionin ku jam tani. Nëse dal i dyti, do ta festoj sikur të isha i pari.”

Për Muriqin, ky sezon është një sfidë personale dhe një betejë kolektive për të mbajtur Mallorca-n në La Liga.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)