Në ditën e fundit të merkatos dimërore, Rej Manaj ka vendosur të rikthehet në kampionatin turk të futbollit për të vijuar karrierën e tij.
Futbollisti lushnjar luajti për pjesën e parë të sezonit në Al Sharjah dhe tashmë është pritur krahë hapur nga ekipi i tij i mëparshëm i Sivasspor.
Manaj mbërriti të shtunën në qendrën e ekipit turk, ku u prit nga një numër i madh tifozësh të Sivas të cilët e pritën me brohoritje.
Futbollisti i Kombëtares ndaloi për disa momente me ta dhe bëri foto e nënshkroi autografe për të pranishmit.
Sivasspor ndodhet në Ligën e Parë të kampionatit turk, por kjo skuadër dëshiron që të kthehet në Super Lig, aty ku ka qenë dikur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)