Maldini Kacurri nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Arsenalit. Ekipi londinez ka vendosur të shesë 20 vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë në këtë merkato janari.
Mbrojtësi do t’i bashkohet në pjesën e dytë të sezonit, skuadrës së Grimsby Toën në ligën e dytë, e cila spikati këtë vit duke eliminuar Manchester United nga kupa.
Kacurri ishte i huazuar te Morecambe, teksa momentalisht ende nuk bëhet me dije sa ka kushtuar shitja e kartonit të shqiptarit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u transferua te Arsenal nga Fulham në vitin 2022, por nuk arriti të debutojë me ekipin e parë të “Topçinjve”.
Grimsby e konsideron Kacurrin si një përforcim kyç, veçanërisht për vazhdimin e sezonit dhe për sfidën e ardhshme në FA Cup ndaj Wolves.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)