Brajan Gruda është bërë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Brighton arriti mbrëmjen e sotme në “Old Trafford”, përballë Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për FA CUP.
“Pulëbardhat” gjetën golin në minutën e ‘12 me sulmuesin shqiptar, i cili u pozicionua mirë brenda zonës duke shfrytëzuar rrëmujën në mbrojtje për të shënuar.
Më pas në minutën e ’64 i takoi një ish-i për të shënuar golin e dytë për miqtë. Ëelbeck dërgoi topin në rrjetë pas një asisti perfekt nga Brajan Gruda.
Ky ishte goli i parë i 21-vjeçarit në kompeticionin FA Cup, ndërsa ylli shqiptar është duke zhvilluar sezonin e dytë me Brighton, pas transferimit nga Mainz.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)