Pas Senegalit, që fitoi minimalisht ndaj Malit, edhe Maroku është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës. Ata mposhtën Kamerunin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e luajtur në Rabat.
Golin e parë për përfaqësuesen marokene e shënoi ylli i Real Madrid, Brahim Diaz, në minutën e 26-të të pjesës së parë. Kjo konfirmoi formën e shkëlqyer të mesfushorit, që bëhet golashënuesi më i mirë i turneut me pesë gola.
Rrjeta e dytë u realizua 16 minuta përpara fundit të lojës së rregullt nga Ismaël Saibari, duke vulosur kualifikimin e Marokut mes katër ekipeve më të mira të turneut. Në gjysmëfinale, që është përcaktuar të zhvillohet të mërkurën, Maroku do të përballet me fituesin e sfidës mes Nigerisë dhe Algjerisë. Ndërkohë, bileta tjetër do të diskutohet ndërmjet Egjiptit dhe Bregut të Fildishtë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand, ka bërë një rrëfim të fortë për pasojat që i ka lënë karriera si futbollist, duke zbuluar se sot, në moshën 47-vjeçare, shpesh ka nevojë për karrocë invalidi dhe trajtim spitalor.
Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të turit të 1/16 të Champions-it aziatik kundër Arkadag nga Turkmenistani, luan të shtunën në kampionat.
Komente (0)