Bolonja, makth për Interin, gjen në finalen e Superkupës, Napolin

Bolonja eliminon Interin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë pas gjuajtjes së penalltive dhe gjen në finale ekipin e Napolit.

19.12.2025. 22:45

Bolonja, makth për Interin, gjen në finalen e Superkupës, Napolin

Bolonja vijon të mbetet një makth për ekipin e Interit.

Zikaltrit u eliminuan nga Superkupa e Italisë, pas ruletës së penalltive, ku Bolonja humbi 2 gjuajtje nga pika e bardhë ndërsa Interi tre me Bastonin, Barellën dhe Bonyn që nuk gjetën dot rrjetën.

Takimi i luajtur në Riad nisi mirë për djemtë e Chivu, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ me anë të Thuram.

Barazimi u rikthye në minutën e 35’, kur Orsolini shënoi me 11 metërsh pas një topi të prekur me dorë brenda zonës.

Në pjesën e dytë rastet ishin të shumta nga të dyja ekipet, por nuk pati ndryshim rezultati.

Ishin penalltitë ato që vendosën fatin e lojës dhe finalistin e tjetër që do të përballet me Napolin për trofeun e Superkupës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)