“Disiplina, mbi të gjitha”, Flamurtari përjashton Idriz Bathën

Klubi i Futbollit të Flamurtarit ka ndërprerë kontratën me Idriz Bathën pas një sherri fizik që pati me një tjetër lojtar të ekipit.

17.12.2025. 19:21

“Disiplina, mbi të gjitha”, Flamurtari përjashton Idriz Bathën

Një incident i pahijshëm është regjistruar ditën e sotme në seancën stërvitore të radhës së ekipit të Flamurtarit.

Sipas të dhënava, mësohet se një përplasje fizike ka ndodhur mes Idriz Bathës dhe lojtarit nga brazili Cristian Nunez.

Për këtë arsye, kuqezinjtë e Vlorës kanë reaguar menjëherë duke ndërprerë kontratën me Bathën.

“Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha.

Për Klubin tonë fanella, respekti dhe disiplina janë mbi të gjitha”, shkruhet në reagimin e klubit për ngjarjen.

Flamurtari po kalon një formë jo të mirë këtë sezon dhe pas 16 ndeshjesh mban vendin e parafundit në klasifikim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)