Disiplina ndëshkon Vllazninë dhe Tiranë, por më keq e pëson Iliria

Me gjoba të lehta ja ka hedhur Vllaznia dhe Tirana nga Komisioni i Disiplinës këtë javë për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjet e fundit. Më keq e ka pësuar Iliria, e cila është ndëshkuar me 5 ndeshje jashtë fushës së saj.

17.12.2025. 08:37

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka zbardhur vendimet për ngjarjet e javës së fundit në futbollin shqiptar. Si zakonisht, në fokus kanë qenë sjelljet e tifozëve, siguria në stadiume, por edhe protestat e zyrtarëve apo veprimet e dhunshme në fushë.

KF Vllaznia është ndëshkuar me gjobë 50 mijë lekë për hedhje sendesh dhe përdorim mjetesh piroteknike nga tifozët e saj. Me të njëjtën masë financiare është dënuar edhe KF Teuta për mungesë sigurie në ndeshjen ndaj Tiranës, ku u lejuan persona të paautorizuar në ambientet e brendshme të stadiumit. Ndërkohë, KF Tirana është gjobitur për vonesën e nisjes së pjesës së dytë të takimit, si formë proteste.

Më i rënduari mbetet dënimi për KF Iliria, e cila përveç gjobës 100 mijë lekë, do të zhvillojë pesë ndeshje pa spektatorë, për shkak të shkeljeve të rënda në siguri dhe sjelljes fyese të tifozëve. Po ashtu, janë dhënë pezullime të shumta për lojtarë dhe zyrtarë të Ilirisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)