Vllaznia ka regjistruar një tjetër hap fals në kampionat, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Takimi nisi pozitivisht për skuadrën e Edi Martinit, e cila arriti të kalojë në avantazh në minutën e 39-të. Mesfushori Kallaku përfitoi nga një aksion i ndërtuar mirë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë kuqebluve para pushimit.
Në pjesën e dytë, Bylisi reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 55-të. Mustapha ishte i saktë para portës dhe barazoi shifrat për ballshiotët, të cilët më pas administruan rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare.
Pavarësisht përpjekjeve të Vllaznisë për të gjetur golin e fitores, rezultati mbeti i pandryshuar, me Bylisin që largohet nga Shkodra me një pikë të rëndësishme ndaj një prej skuadrave pretendente për titull.
Ky barazim e çon Vllazninë në pesë ndeshje radhazi pa fitore, duke komplikuar pozitat në renditje. Kuqeblutë renditen aktualisht në vendin e katërt me 26 pikë dhe rrezikojnë të dalin jashtë zonës “Final 4”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)