Partizani dhe Elbasani arritën fitore dramatike në këtë javë të Superiores. Partizani triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Flamurtarit në “Arenën e Demave”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Vendasit shënuan të parët me Isgandarli në minutën e 33-të, ndërsa Flamurtari barazoi me penallti në minutën e 70-të përmes Herald Markut.
Fitorja u vendos në minutën e 85-të nga Skuka, që realizoi penalltinë e dhënë pas ndërhyrjes së VAR-it. Ky sukses i mundëson Partizanit të vazhdojë ndjekjen e katërshes së parë, ndërsa Flamurtari mbetet në zonën e rrezikut për mbijetesë.
Ndërkohë, Elbasani arriti një fitore dramatike ndaj Vorës, 1-0, falë golit spektakolar të Ze Gomesh në minutën e 94-të.
Ndeshja u karakterizua nga një ritëm i ulët dhe pak raste para portës, por skuadra e Gvozdenoviçit arriti të triumfonte në aksionin e fundit. Ky sukses mban Elbasanin në krye të tabelës me 32 pikë, duke mbrojtur pozicionin e parë, ndërsa Vora mbetet e pasigurt në renditje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)