Qazim Laçi është kthyer në protagonist në Superligën turke. Mesfushori shqiptar u përshtat mjaft shpejtë me elitën e futbollit të këtij vendi dhe konfirmohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Rizespor.
Me një ekzekutim të saktë nga pika e penalltisë, kuqeziu hapi serinë e golave në fitoren 3-0 ndaj Eyupspor, ndeshje në të cilën shënoi edhe ish-sulmuesit i Skënderbeut, Ali Sowe. Për Laçin, kjo ishte rrjeta e dytë, në dy ndeshjet e fundit që Rizespor-i ka luajtur në shtëpi.
Përveç dy golave të realizuar, në këtë sezon, ylli i Kombëares shqiptare regjistron edhe tre asiste. Qazim Laçi u transferua me bujë në fillim të sezonit nga gjigandët çekë të Spartës së Pragës, me klubin turk që pagoi 800 mijë euro për kartonin e futbollistit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)