Kompania “Tether” ofron 1,1 miliardë euro për të blerë Juventusin

Gjigandi i kriptomonedhave premton edhe 1 miliard euro të tjera investime për skuadrën. “Exor” mohon zërat: Nuk ka negociata për shitjen e aksioneve.

13.12.2025. 11:03

Kompania “Tether” ofron 1,1 miliardë euro për të blerë Juventusin

“Tether Investments”, kompania e kriptomonedhave, njoftoi se ka dorëzuar një ofertë zyrtare për të blerë 65,4% të aksioneve të Juventusit që zotërohen nga “Exor”, kompania e familjes Agnelli.

Sipas një njoftimi në platformën “X” nga administratori Paolo Ardoino, oferta është 2,66 euro për çdo aksion, duke e vlerësuar investimin për blerjen e klubit bardhezi në rreth 1,1 miliardë euro.

“Tether”, që aktualisht zotëron 11,5% të aksioneve të Juventusit, ka premtuar gjithashtu një investim shtesë prej 1 miliard eurosh për të përforcuar skuadrën dhe për të mbështetur zhvillimin e klubit nëse marrëveshja finalizohet. Oferta skadon më 22 dhjetor në orën 18:00 nëse Exor nuk pranon shkrimisht.

Ndërkohë, “Exor” ka mohuar thashethemet për shitjen e aksioneve, duke përjashtuar çdo marrëveshje me princin saudit Mohammed bin Salman. Sipas një zëdhënësi të kompanisë që zotërohet nga familja Agnelli: “Nuk ka asnjë negociatë për të shitur aksionet e Juventusit”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)