Dëmtim i rëndë për Medon Berishën në Serie A, largohet mes lotësh nga fusha

Medon Berisha pësoi një dëmtim të rëndë dhe u largua me barelë mes lotëve. Deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga klubi i Lecces.

12.12.2025. 23:16

Dëmtim i rëndë për Medon Berishën në Serie A, largohet mes lotësh nga fusha

Po kalonte momentin më të mirë në karrierën e tij, por Medon Berisha është ndalur vetëm pas 10 minutash në sfidën e kësaj të premteje Lecce-Pisa, e mbyllur 1-0.

Mesfushori shqiptar pësoi një dëmtim të rëndë dhe u largua me barelë mes lotëve. Deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga klubi i Lecces, por mënyra sesi u largua shqiptari lë të kuptohet se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë.

Ndërkohë, situata për mesfushorin e Kombëtares, Nedim Bajrami, po shfaqet më e komplikuar sesa dukej fillimisht. Futbollisti i Rangers vuan një problem muskulor, por trajneri i skuadrës skoceze, Dani Rohl, pohoi se dëmtimi mund të jetë më i rëndë nga sa mendohej në momentet e para.

Edhe pse kontrollet fillestare treguan vetëm një tërheqje muskulore, sipas Rohl ndjesitë brenda klubit janë shqetësuese. “Ndoshta në fund rezulton të mos jetë serioz, por për tani, po na duket më keq se sa prisnim,” u shpreh tekniku gjerman. Stafi mjekësor i gjigandëve skocezë po e monitoruar me kujdes gjendjen e Bajramit.

Dëmtimi i Bajramit dhe Berishës përbëjnë shqetësim edhe për Kombëtaren, e cila do të luajë në mars ndaj Polonisë në ndeshjen e play off të Botërorit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)