Kthehet paqja ndërmjet Liverpool dhe Salah, egjiptiani grumbullohet kundër Brighton

Ylli i sulmit u takua me trajnerin Slot. 31-vjeçari është rikthyer në dispozicion të skuadrës dhe pritet të jetë në listën e 20 lojtarëve për sfidën e së dielës në Premier League.

12.12.2025. 22:44

Kthehet paqja ndërmjet Liverpool dhe Salah, egjiptiani grumbullohet kundër Brighton

Te Liverpooli duket se është arritur një armëpushim, edhe pse i përkohshëm, ndërmjet Mohamed Salah dhe trajnerit Arne Slot. Paqja erdhi pas ditëve të trazuara, që pasuan shpërthimin e egjiptianit dhe përjashtimin e tij nga ndeshja e Champions League ndaj Interit.

Sulmuesi 31-vjeçar është rikthyer në dispozicion të skuadrës dhe pritet të jetë në listën e 20 lojtarëve për sfidën e së dielës kundër Brighton-it në “Anfield”. Salah u takua me trajnerin Slot, një bisedë të cilin tekniku e kishte paralajmëruar që në konferencën për shtyp.

Edhe pse klubi nuk ka dhënë deklarata zyrtare, sinjalet që vijnë nga ambienti i “Reds” tregojnë se diskutimi ka qenë mjaftueshëm pozitiv, duke vulosur edhe rikthimin e lojtarit në skuadër. Kjo ndeshje pritet të jetë e fundit për Salah përpara se ai të bashkohet me përfaqësuesen e Egjiptit për Kupën e Afrikës.

Pavarësisht rikthimit, situata mes Salah dhe Liverpoolit mbetet delikate. Lëvizja shihet edhe si një zgjidhje praktike, pasi dëmtimi i Cody Gakpo ka kufizuar ndjeshëm alternativat e trajnerit në repartin ofensiv. Ende nuk dihet nëse Salah do të jetë titullar, dhe një tjetër qëndrim në stol mund të ndikojë më tej në marrëdhënien e tensionuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)