Në mbrëmjen gala që do të organizohet nga Federata e Futbollit më 15 dhjetor, një nga çmimet më të rëndësishëm do të jetë “Topi i Artë 2025” për meshkujt. Ky është edhe vlerësimi për “Lojtarin e Vitit” në kampionatin shqiptar.
Këtë vit, për trofeun luftojnë katër futbollistë: ish-sulmuesi i Dinamo City, Baton Zabërgja, sulmuesi i Vllaznisë dhe fituesi aktual i “Topit të Artë”, Bekim Balaj, sulmuesi i Dinamo City, Dejvi Bregu, dhe portieri i Egnatias, Mario Dajsinani.
Fituesi i çmimit do të shpallet më 15 dhjetor, me mbrëmjen gala që do të nisë prej orës 20:00. Shpallja e më të mirit të vitit do të jetë edhe momenti kulmor në këtë fund të 2025-ës për futbollin tonë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)