Nata europiane solli rezultate të rëndësishme për disa prej skuadrave që synojnë të avancojnë në Europa League, me disa prej pretendentëve që konfirmuan formën e mirë. Roma dha sinjalin më të fortë, duke fituar me një rezultat të thellë 3-0 në fushën e Celtic, një paraqitje dominuese që e rikthyen ekipin në orbitën e pretendimeve.
Në anën tjetër, Bologna tregoi karakter duke përmbysur sfidën kundër Celta Vigos dhe duke marrë tri pikë shumë të vlefshme në transfertë. Lyon arriti një fitore minimale por thelbësore 2-1 kundër Go Ahead Eagles, një rezultat që e ngjit klubin francez në krye të grupit krahas Midtjylland dhe Aston Villa.
Skuadra angleze mori gjithashtu tre pikë në duelin ndaj Baselit, duke triumfuar 2-1 në një ndeshje aspak të lehtë. Ndërkohë, Freiburg dhe Porto siguruan fitore që i mbajnë ende në garë për fazën tjetër, por protagonizmin e mbrëmjes e morën ekipet italiane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)