(VIDEO) Golat e shënuar nga Ernest Muçi në fitoren e Trabzonspor
Pesë gola në tre ndeshjet e fundit të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, vijon momentin e tij të artë në kampionat duke mposhtur i vetëm Goztepe-n.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vijon momentin e tij të artë në kampionat, duke shënuar një tjetër dygolësh në transfertën ku Trabzonspor fitoi 2-1 ndaj Goztepes. Muçi zhbllokoi ndeshjen menjëherë në minutën e 46-të, pas një aksioni personal ku mposhti portierin vendas pa hezitim.
Në minutën e 76-të, ai realizoi edhe golin e dytë personal, duke dyfishuar rezultatin për skuadrën mikë. Me këtë paraqitje, Muçi e çon në tre numrin e ndeshjeve radhazi në të cilat ka gjetur rrugën e rrjetës.
Në këto tre sfida, ai ka tundur rrjetën plot pesë herë për Trabzonspor-in. Një dëshmi e formës së tij të shkëlqyer dhe rëndësinë që ka për skuadrën e Superligës turke dhe për Kombëtaren shqiptare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand, ka bërë një rrëfim të fortë për pasojat që i ka lënë karriera si futbollist, duke zbuluar se sot, në moshën 47-vjeçare, shpesh ka nevojë për karrocë invalidi dhe trajtim spitalor.
Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të turit të 1/16 të Champions-it aziatik kundër Arkadag nga Turkmenistani, luan të shtunën në kampionat.
Komente (0)