Java e 15-të e Superligës shqiptare u hap këtë të dielë me përballjen mes Bylisit dhe Teutës në stadiumin “Adush Muça”, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Teuta kaloi e para në avantazh në minutën e 76-të me anë të Muço Boçit, por gëzimi i durrsakëve zgjati vetëm pak minuta. Në minutën e 82-të, Ibrahim Moustapha riktheu baraspeshën duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Pas këtij barazimi, Teuta ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt, ndërsa Bylisi me 14 pikë mban vendin e tetë.
Më vonë, në orën 18:00, zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania”.
Foto: LSA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand, ka bërë një rrëfim të fortë për pasojat që i ka lënë karriera si futbollist, duke zbuluar se sot, në moshën 47-vjeçare, shpesh ka nevojë për karrocë invalidi dhe trajtim spitalor.
Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të turit të 1/16 të Champions-it aziatik kundër Arkadag nga Turkmenistani, luan të shtunën në kampionat.
Komente (0)