LeBron James vazhdon të shkruajë historinë e NBA-it. Në moshën 41-vjeçare, ylli i Los Angeles Lakers realizoi një triple-double, duke u bërë lojtari më i vjetër që arrin këtë sukses.
“Mbreti” James e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 10 topa të rikuperuar në tabelë dhe 12 asiste, duke thyer primatin e Karl Malone më 28 nëntor të vitit 2003, i cili kishte realizuar triple-double në moshën 40 vjeç e 127 ditë. Me paraqitjen e tij, LeBron i udhëhoqi Lakers drejt fitores 124-104 ndaj Dallas Mavericks.
Kur u zëvendësua nga djali i tij, Bronny James menjëherë pas rikuperimit të dhjetë të topit nën tabelë, ai u nderua nga publiku, që u ngrit në këmbë për ta duartrokitur. Ndërkohë, Oklahoma City pësoi humbje në shtëpi, duke u mposhtur 110-93 nga Milwaukee Bucks.
Shai Gilgeous-Alexander mungoi për herë të pestë radhazi për shkak të një tërheqjeje muskulore, ndërsa për shkak dëmtimi nuk luajti as dy herë MVP i sezonit, Giannis Antetokounmpo. Në ndeshjen tjetër të natës Utah u thye me rezultatin 119-135 nga Portland.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)