3 orë protestë, policia 'u fik' molotovin demokratëve, 20 të shoqëruar. Berisha: E tmerruam regjimin!
Në ndryshim nga të gjitha protestat e mëparshme, policia ka ndërhyrë menjëherë pasi protestuesit lëshuan fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë, duke arrestuar disa prej tyre.
Protesta e kombëtare e opozitës këtë të premte u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke lënë pas disa të lënduar dhe të shoqëruar nga policia.
Tubimi nisi rreth orës 19:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim me tone të forta kundër qeverisë. Ai e cilësoi opozitën si alternativën e vetme për vendin. “Sot ne mblidhemi këtu jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike, sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.”
Menjëherë pas përfundimit të fjalës së tij, situata u përshkallëzua, pasi drejt Kryeministrisë u hodhën molotov dhe fishekzjarrë. Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues u shoqëruan në komisariat.
Si pasojë e përplasjeve, disa deputetë dhe përfaqësues të opozitës pësuan probleme shëndetësore nga gazi lotsjellës, ndërsa ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja, u transportua me ambulancë pasi mbeti i lënduar. Gjithashtu, raportohet edhe për një efektiv policie të plagosur gjatë tensioneve.
Pas shpërndarjes së protestës, një grup protestuesish tentoi të marshonte drejt Kuvendit, por u ndal nga një kordon i fortë policor pranë xhamisë së Namazgjasë. Forcat e rendit bllokuan rrugën dhe përdorën sërish mjete për shpërndarjen e turmës.
Në përfundim, Berisha reagoi nga selia blu duke akuzuar policinë për dhunë dhe duke paralajmëruar vijimin e protestave, ndërsa theksoi se “kryengritja paqësore nuk ndalet”.
***
Ora 22:00 - S'ka datë për protestë, Berisha mbyll tubimin: Kryengritja paqësore nuk ndalet, do përmbysim narkoregjimin
Foto: Youtube/PD
Pas përfundimit të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga selia blu me akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë për mënyrën e ndërhyrjes gjatë tubimit.
Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh: “Regjimi u soll si një pushtues barbar. Sot me urdhër të Edi Ramës, Skënder “Balluku”, Sokol Bizhga dhe Enton Allushi, kanë treguar fytyrat e vërteta prej kriminelësh profesionistë, nuk kanë asgjë të përbashkët me punonjësit e policisë, por janë kriminel të certifikuar. Ata mendojnë se do të smbrapsin një popull të tërë në mbrojtje të dyshes famëkeqe Rama-Balluku. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet deri në ditët e fundit të jetës së tyre. Ata janë hajdutët më të mëdhenj të historisë së shqiptarëve.”
Ai bëri të ditur se disa përfaqësues dhe mbështetës të opozitës kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve. Sipas tij, “Boçi është në spital me djegie. Noka pësoi goditje por vazhdoi detyrën. Balliu është në spital. Gazetari Aulon Kalaja është në spital. Drejtues dhe veprimtarë të tjerë të PD-së janë të plagosur”.
Ai tha se së shpejti do të vendoset për protestën e radhës, ndërsa theksoi se nuk ka kthim pas.
Ora 21:55 - Noka sulmon drejtorin e Policisë: Skënder Hitaj kamikaz i Ramës, do ta paguani terrorin ndaj opozitës
Foto nga web
Flamur Noka ishte një nga deputetët e PD-së që mbeti i lënduar si pasojë e sprajit të lëshuar nga policia. Pas përmirësimit të gjendjes, ai foli për gazetarët duke akuzuar drejtpërdrejtë drejtorin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, duke e quajtur atë “kamikaz të Ramës”.
“Panikun e kreut të narkos nuk e ndalojnë dot as këta, që janë veshur si në luftë, as ata që hedhin ujë, që tek pallati i Arlis nuk kishin ujë. Këta lëvizin në këmbë në punë sepse skanë lekë të blejnë karburant. Por urdhri i regjimit i detyron të përplasen. Edi Rama kujton se me terror do ti mbyllë gojën opozitës. Fundi i pret. Nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut. Frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale.
Panikun e kreut të narkos nuk e ndalojnë dot as këta, që janë veshur si në luftë, as ata që hedhin ujë, që tek pallati i Arlis nuk kishin ujë. Këta lëvizin në këmbë në punë sepse skanë lekë të blejnë karburant. Por urdhri i regjimit i detyron të përplasen. Edi Rama kujton se me terror do ti mbyllë gojën opozitës”, tha Noka.
Ora 21:49 - Përplasjet me policinë në protestë, Berisha: Sulme çnjerëzore ndaj protestuesve, Rama urdhëroi goditjen e Kalasë
Foto: Youtube/PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha pretendon se ndërhyrja ndaj Kalasë është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe hakmarrës.
“Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja. Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës”, shkruan Berisha krahas një videoje të publikuar.
Aulon Kalaja u pa i shtrirë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasi në drejtim të tij u hodh gaz lotsjellës dhe ish-kandidati për deputet u gjet në mes të turmës kur policia ndërhyri me shkopa gome për ti shpërndarë.
Ndërkohë në një reagim të dytë, kreu i PD ka ashpërsuar tonet, duke i cilësuar veprimet e policisë si “sulme çnjerëzore” ndaj protestuesve.
“Sulme çnjerëzore! Narko-policia hedh shishe molotov drejt protestuesve”, shkruan Berisha duke publikuar më tej një mesazh nga qytetari digjital, siç shprehet ai.
“Doktor, ata te paprovokuar hodhen molotov drejt protestuesve. Dukej sikur na binin nga qielli, aty ku ishim ne duke prekur e demtuar dhe njerez. Nje sulm cnjerezor. Madje dhe drejt njerezve qe po largoheshin”, lexohet në postimin e Berishës.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, teksa aktualisht një barrikadë e forcave të rendit pranë Xhamisë së Namazgjasë ka frenuar marshimin e demokratëve drejt Parlamentit.
Ora 21:32 - Kordon sigurie pranë xhamisë së Namazgjasë, policia frenon avancimin e protestuesve drejt Kuvendit
Foto: Youtube/PD
Protesta e shtatë kombëtare e opozitës është duke u zhvilluar në kryeqytet prej orës 19:00. Pas përlasjes frontale me policinë para Kryeministrisë, ku efektivët shpërndanë turmën duke përdorur shkopa gome dhe gaz lotsjellës, për të ndalur sulmin e tyre me molotov drejt Kryeministrisë, turma është zhvendosur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kuvendit.
Por ky marshim i deputetëve demokratë dhe protestuesve ka hasur në një reagim të menjëhershëm nga forcat e policisë. Në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë, policia ka vendosur një barrikadë të fortë sigurie për të ndaluar avancimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.
Efektivët kanë krijuar një kordon policor dhe kanë pozicionuar edhe mjete me ujë me presion, për të penguar çdo tentativë për të çarë drejt hyrjes së Kuvendit.
Në krye të protestuesve kanë qenë disa deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Gledion Nallbati, të cilët janë përplasur me efektivët në përpjekje për të vijuar marshimin.
Pavarësisht insistimit të protestuesve, policia nuk po lejon kalimin përtej barrikadës, duke përdorur në disa raste ujë me presion dhe spraj lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa dhjetëra efektivë të Shqiponjave janë stacionuar po ashtu pas kordonit policor.
Ndërkohë, raportohet se gjatë përplasjes tek Kryeministria një efektiv policie ka mbetur i lënduar gjatë tensioneve, duke pësuar çarje në kokë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia ka shoqëruar gjithashtu katër persona, të cilëve u është gjetur një çantë me molotov, ndërsa masat e sigurisë mbeten të forta.
Ora 21:30 - Të paktën 10 protestues të shoqëruar nga policia
6 protestues janë shoqëruar në momentet e hedhjes së molotovëve te kryeministrisë, ndërsa mësohet se 4 të tjerë janë kapur pranë kalasë së Tiranës me molotov.
Ora 21:13 - Sulmohet me molotovë Kryeministria, policia futet mes turmës, disa deputetë të lënduar nga gazi lotsjellës
Përfundimi i fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e radhës kombëtare të mbajtur mbrëmjen e sotme në bulveardin “Dëshmorët e Kombit”, ka sjellë tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Nga ana e opozitës skenari ishte i njëjtë, pasi sapo Berisha mbylli fjalën, Kryeministria u sulmua me molotov dhe fishekzjarrë, por ndryse nga tubimet e mëparshme policia u përgjigj duke lëshuar gaz lotsjellës.
Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, pasi forcat e rendit ndërhynë duke hyrë mes turmës, përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan.
Nga përplasjet raportohet për disa të lënduar në radhët e pjesëmarrësve në protestës. Raportohet se si pasojë e gazit lostsjellës të hedhur gjatë tensioneve, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka mbetur i lënduar. Po ashtu, probleme shëndetësore kanë shfaqur edhe deputetët Luçiano Boçi dhe Ivi Kaso.
Ndërkohë, ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, ka mbetur i lënduar dhe për disa minuta ka qëndruar i shtrirë në tokë, ndërsa është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore.
Protesta, e cila ishte e shtata në rang kombëtar e organizuar nga Partia Demokratike, nisi rreth orës 19:00 dhe u karakterizua nga fjalime me mesazhe politike, përpara se situata të përshkallëzohej në përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Disa prej deputetëve të PD kanë mbetur me pasoja nga gazi lotsjellës në protestë. Mësohet se probleme kanë shfaqur deputetët Flamur Noka, Luçiano Boçi, ndërsa situatë më e rëndë duket për ish-kandidatin për deputetët të PD, Aulon Kalaja.
Thirrje për reagim qytetar dhe akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente janë artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Mësohet se 15 protestuesit e ndaluar në protestën e 22 marsit të opozitës janë lënë të lirë, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ora 20:56 - Luçiano Boçi: Ja ku i kemi kundër njerëzve, Ka ardhur drejtori i ri do të mbrojë shefin e ri dhe kush vjen bëhet më agresiv. Këta janë robot. Këta nuk pyesin, kanë marrë urdhër.
Ora 20:49 - Molotov e fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron disa persona
Në ndryshim nga të gjitha protestat e mëparshme, policia ka ndërhyrë menjëherë pasi protestuesit lëshuan fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë, duke arrestuar disa protestuesit, të dyshuar si autorë.
Ora 20:41- Berisha-shqiptarëve: Nëse doni uljen e çmimit të naftës, bashkohuni në protestë
Ora 20:34 - Berisha sfidon Ramën: Nëse nuk ta mban ballë për ballë në SPAK me kamera, zgjidh studion ku të duash ti
“Na izoluan ndërkombëtarisht me lobime korruptive të mafies ndërkombëtare dhe mashtrime, por sot kemi mbështetjen më të gjerë të miqve tanë në botë me 7 rezoluta në vetëm 14 muaj nga partitë kryesore që drejtojnë botën. Ato denoncojnë narkoshtetin e Ramës, arrestimin e liderëve të opozitës. Sot jo vetëm që nuk arriti për Berishën një fakt të vetëm, ju e dëgjuat, më në fund u thirr të ulet në sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë, u them shqiptarëve se o të keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. Përpara jush i them Ramën, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe merr manovra si në rastin e Lubisë, se s’ka më frikacak se ti, të sfidoj edhe në një formë mëshire, zgjidh studion televizive dhe hajde në debat tju faktojmë shqiptare me dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, po çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund”, tha Berisha.
Ora 20:30 - Berisha nga protesta: “Jemi shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti”
Me tone të forta dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalimin gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, ku e cilësoi PD-në si alternativën e vetme për vendin.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi: “Sot ne mblidhemi këtu jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike, sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.”
Ai theksoi se opozita ka treguar qëndrueshmëri përballë, sipas tij, një regjimi represiv. “Ne u përballëm si të pamposhtur me regjimin, u përballëm me ujin e helmuar, gazin lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe plumbat e gomës, por fituam”.
Sipas tij, kjo frikë ushqehet nga presioni mbi qytetarët dhe punonjësit. “Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me presionin mbi punonjësit, me arrestimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për faturat e dritave e ujit, ka instaluar frikën tek shqiptarët.”
“Në Shqipëri ka vetëm një forcë që sot mbart idealet demokratike dhe qëndron e pamposhtur ndaj sulmeve të narkoshtetit, dhe kjo forcë është Partia Demokratike.”
Ora 20:20 - Berisha: Në Hungari nuk e kontrolluan votën kartelet e drogës
“Në Hungari nuk u arrestuan ndonjëherë lider të opozitës, siç ndodhi në Shqipëri, nuk u mor vula dhe logoja e partisë më të madhe opozitare. Në qytetet e Hungarisë votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet e drogës siç ndodh në qytetet e Shqipërisë”.
Foto: LSA
Ora 20:10 - Xhaferri në protestë: Paratë tuaja nuk shkojnë për shkolla më të mira, por në xhepat e një grushti personash
Deputeti Besart Xhaferri u shpreh se pushteti aktual është i brishtë dhe mund të rrëzohet nga e vërteta. “Mjafton një shkëndijë e së vërtetës që ky pushtet prej fasade të shkrumbohet e të bjerë në tokë,” deklaroi ai.
Xhaferri akuzoi qeverinë për keqpërdorim të fondeve publike, duke theksuar se qytetarët nuk po përfitojnë nga taksat që paguajnë. “Paratë tuaja nuk shkojnë për shkolla më të mira, për spitale ku gjen shërim, as për rrugë e siguri publike. Shkojnë në xhepat e një grushti personash përmes tenderave sekretë dhe koncesioneve fantazmë,” u shpreh deputeti.
Ai theksoi gjithashtu se problemi kryesor në vend nuk është mungesa e burimeve, por korrupsioni. “Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur. Nuk mund t’ia lëmë atdheun tonë atyre që e trajtojnë si plaçkë tregu,” tha Xhaferri.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme. “Duhet të shembim murin e pandëshkueshmërisë dhe të ngremë një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën. Mos kini frikë nga makineria e tyre e propagandës,” përfundoi ai.
Ora 19:35 - Sali Berisha del nga Selia e Partisë Demokratike dhe i shoqëruar nga simpatizantët niset drejt Kryeministrisë.
***
Pak para nisjes zyrtare të protestës së Partisë Demokratike, mbështetës të shumtë janë mbledhur pranë selisë blu.
Në një prononcim për mediat, deputeti i PD, Belind Këlliçi, deklaroi se protesta vjen si reagim ndaj një sërë skandalesh që, sipas tij, kanë përfshirë qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se opozita nuk ka pasur hapësirë në Kuvend për të adresuar këto çështje, duke e cilësuar protestën si një reagim të domosdoshëm qytetar.
Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, pasi forcat e rendit ndërhynë duke hyrë mes turmës, përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan.
Këlliçi u ndal veçanërisht te ajo që e quajti “krye-skandali Balluku”, duke pretenduar se kjo çështje ka ndikuar negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, kërkesa për hetim dhe heqjen e imunitetit në këtë rast është një test i rëndësishëm për vendin.
Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama për korrupsion dhe përfshirje në marrëdhënie klienteliste. Këlliçi theksoi se ka “1000 arsye” për të protestuar, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit për të kërkuar llogari ndaj qeverisë.
***
Demokratët “rrethojnë” sot Tiranën për 3 orë
Opozita do të zbresë sërish në shesh mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Protesta e opozitës do të nisë në orën 19:00 në sheshin përpara Kryeministrisë dhe pritet të zgjasë rreth 3 orë, të pakën sipas kërkesës që është dërguar në polici nga organizatorët.
Edhe njëherë mbështetësit e opozitës pritet të kërkojnë largimin e qeverisë Rama dhe organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare, për shkak të atyre që ata i quajnë afera të rënda korrupsioni në radhët e mazhorancës dhe keqqeverisjes.
Skenari i kësaj proteste ende nuk është bërë me dije, teksa ashtu edhe si në manifestimet e mëparshme të këtij lloji, mund të ketë marshim në rrugët e Tiranës dhe akte të mundshme dhune.
Kujtojmë se gjatë protestave të mëparshme janë hedhur koktejle molotov dhe sende të forta në drejtim të institucioneve kryesore.
Për shkak të protestës policia ka vendosur kufizime të përkohshme në disa segmente rrugore. Konkretisht, duke nisur nga ora 23:45 e datës 16 prill dhe deri në përfundim të protestës, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.
Ndërkohë, nga ora 15:00 e datës 17 prill dhe deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet plotësisht lëvizja e automjeteve në të njëjtin bulevard, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”. Kufizime do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia e Tiranës u bën thirrje organizatorëve që të respektojnë afatin dhe të distancohet nga veprime të kundërligjshme që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.
Efektivë policie me veshje mbrojtëse kundër substancave të rrezikshme janë vendosur në një nga parqet më prestigjioze të Londrës, vetëm pak metra larg ambasadave dhe rezidencave mbretërore, ndërsa po inspektojnë një numër sendesh të lëshuara nga dronët.
Kosova dhe Shqipëria po intensifikojnë përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe prokurimet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake.
Kreu i FSHF-së Armand Duka zbuloi se ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Sylvinho-n pas ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, duke e pyetur për gatishmërinë e tij për të vijuar në krye të skuadrës. Sipas tij vendimi për pankinën kuqezi do të merret në qershor.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas tensioneve gjatë protestës në Tiranë, duke përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen dhe menaxhimin e situatës.
Sipas të dhënave zyrtare, katër persona janë arrestuar në flagrancë pasi u kapën me çanta që përmbanin molotovë, ndërsa në total mbi 20 persona janë shoqëruar gjatë mbrëmjes. Gjithashtu, policia ka sekuestruar rreth 45 molotovë të pashpërthyer.
Protesta e kombëtare e opozitës këtë të premte u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke lënë pas disa të lënduar dhe të shoqëruar nga policia.
Pas përfundimit të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga selia blu me akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë për mënyrën e ndërhyrjes gjatë tubimit.
Flamur Noka ishte një nga deputetët e PD-së që mbeti i lënduar si pasojë e sprajit të lëshuar nga policia. Pas përmirësimit të gjendjes, ai foli për gazetarët duke akuzuar drejtpërdrejtë drejtorin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, duke e quajtur atë “kamikaz të Ramës”.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha pretendon se ndërhyrja ndaj Aulon Kalasë është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe hakmarrës. Kreu i PD ka ashpërsuar tonet, duke i cilësuar veprimet e policisë si “sulme çnjerëzore” ndaj protestuesve.
Marshimi i deputetëve demokratë dhe protestuesve ka hasur në një reagim të menjëhershëm nga forcat e policisë. Në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë, policia ka vendosur një barrikadë të fortë sigurie për të ndaluar avancimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.
Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, pasi forcat e rendit ndërhynë duke hyrë mes turmës, përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan.
Me tone të forta dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalimin gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, ku e cilësoi PD-në si alternativën e vetme për vendin.
Komente (0)