Përplasje me armë në Memaliaj, vritet 30-vjeçari, i plagosur rëndë vëllai i autorit
Një sherr midis disa personave mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Memaliajt, agravoi në përdorimin e armëve, duke shkaktuar vdekjen e 30-vjeçarit, Endri Goxhaj. Si autor të ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Donald Nela, ndërsa i plagosur rëndë është vëllai i tij, Dario Nela.
Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë, është bilanci i një përplasje me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj.
Të shtënat nisën pas një sherri midis disa personave, pranë një lokali në qendër të qytetit dhe si pasojë ka ndërruar jetë 30-vjeçari Endri Goxhaj.
Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 20:50 dhe agravoi me përdorimin e armëve, pasi fillimisht protagonistët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.
Siç policia bën me dije, 29-vjeçari Donald Nela ka qëlluar me armë zjarri Goxhajn, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, Dario Nela, në rrethana ende të paqarta.
"Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", informon policia.
Foto: Facebook
25-vjeçari i plagosur ka marrë 4 plumba, 2 në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia sakaq është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur. Deri më tani policia nuk ka reaguar ende përmes një njoftimi zyrtar për ngjarjen e rëndë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Rreth 200 persona mbetën të bllokuar në majë të një vendi të njohur turistik në Rio de Janeiro gjatë një operacioni policor në favelën Vidigal të qytetit, sipas mediave lokale.
Sir Keir Starmer ka akuzuar zyrtarët në Ministrinë e Jashtme se qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur kanë fshehur faktin se Lord Mandelson fillimisht dështoi në verifikimin e sigurisë për rolin e ambasadorit të SHBA-së.
Aktori dhe producenti amerikan Patrick Muldoon, i njohur për rolet e tij në telenovelën e famshme Days of Our Lives dhe filmin Starship Troopers, ka vdekur në moshën 57 vjeç.
Një shtetas shqiptar ka kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nëse kthehet në Shqipëri, pasi sipas tij do të përballej me një atentat të sigurt nga një grup kriminal.
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 40 milionë euro pasuri në kuadër të hetimeve për dosjen e abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Pasuritë e bllokuara përfshijnë apartamente, vila, toka, pyje, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në kompani të ndryshme.
Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se kërkesa synon që ish-presidenti të ketë mundësi të qëndrojë pranë mbrojtjes ligjore gjatë gjithë procesit, duke siguruar komunikim të pandërprerë dhe një gjykim të drejtë.
Adoleshentët janë goditur me sende të forta në një hapësirë mes pallateve, në lagjen 'Lef Sallata'. Si pasojë konflikti ka përfunduar me plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, vendimin e Apelit të Posaçëm që e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje.
Komente (0)