Të parabugosurit dhunojnë gardianin, vendosen në izolim 3 mujor

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se një incident është shënuar në burgun e Reçit, ku dy të paraburgosur kanë dhunuar një punonjës të policisë së burgjeve.

19.04.2026. 21:59

Të parabugosurit dhunojnë gardianin, vendosen në izolim 3 mujor

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se një incident është shënuar në burgun e Reçit, ku dy të paraburgosur kanë dhunuar një punonjës të policisë së burgjeve. 

Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme për neutralizimin e tyre, të cilët janë vendosur në izolim tre mujor, dhe transferim në burg të sigurisë së lartë. Ndërsa gardiani ka marrë ndihmën mjekësre dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I PLOTE

Në IEVP Reç, dy të paraburgosur, A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, kanë kundërshtuar me forcë autoritetin dhe kanë dëmtuar pronën duke shkatërruar pajisje në ambientet e institucionit.
⚠️ Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Strukturat më të larta të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës.👮‍♂️ Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me vendosmëri dhe kanë neutralizuar çdo rrezik.
🩺 Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.
❗ MASAT E MENJËHERSHME NDAJ DY TË PARABURGOSURVE:
🔴 Regjim i veçantë – izolim për 3 muaj;
🔴 Procedim penal për 3 vepra penale, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm te Burgjeve;
🔴 Transferim në institucion të sigurisë së lartë.
🚫 Çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet me forcën maksimale të ligjit.
🏛️ Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mbeten të angazhuara për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e jetës e integritetit të stafit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)