Një incident i dhunshëm është shënuar sërish në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, ku dy të dënuar janë përfshirë në një konflikt fizik me pasoja të rënda.
Sipas burimeve, gjatë orarit të drekës Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e institucionit penitenciar. Përplasja ka përshkallëzuar në dhunë fizike, ndërsa dyshohet se Mikel Thani është ndihmuar edhe nga disa të tjerë.
Si pasojë e përleshjes, të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Burgut në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor të specializuar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë bërë ndarjen e personave të përfshirë në konflikt.
Mikel Thani ndodhet në vuajtje dënimi që prej vitit 2015, i dënuar për plagosjen e prindërve të ish-të fejuarës së tij dhe të mbesës së tyre. Ndërkohë, Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes së njohur “Metamorfoza”.
Ky nuk është incidenti i parë në këtë institucion, pasi pak kohë më parë në burgun e Reçit u regjistrua një tjetër përplasje mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit, ku ky i fundit mbeti i plagosur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)