Një stuhi e pazakontë ka goditur rajonin e Halkidikisë në Greqi duke sjellë reshje të dendura breshëri dhe erë të fortë.
Rajoni më i goditur ishte ai i Poligjirosit, ku breshëri mbuloi tokën, teksa era e fortë shkaktoi dëme të mëdha duke rrëzuar pemë, e dëmtuar çati shtëpish.
Shumë akse rrugore u bllokuan teksa dëme pati edhe në rrugë dhe makina të parkuara.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen të lënduar, teksa sipas Shërbimit Meteorologjik Helenik, sistemi i motit “Erminio” me stuhi të forta, reshje intensive dhe breshër lokal, që do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)