Kapen 2.5 milionë euro drogë në Athinë, shqiptari tenton t'i ikë policisë me forcë
Në aksion u sekuestruan 26 kilogramë kokainë, më shumë se 360 kilogramë kanabis i përpunuar, karta identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara, si dhe mjete ifentifikimi si të policisë.
Një sasi rekord kokaine dhe kanabisi, që mund të kapte në treg vlerën e 2.5 milionë eurove është sekuestruar nga policia greke në Athinë, në prag të festës së Pashkëve ortodokse.
Mediat helene raportojnë se policia arrestoi tre persona, një 59 dhe një 50 vjeçar grek, si dhe një 35 vjeçar shqiptar, për posedim dhe trafik droge gjatë operacionit të kryer në rajonin e Atikës.
Në aksion u sekuestruan 26 kilogramë kokainë, më shumë se 360 kilogramë kanabis i përpunuar, karta identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara, si dhe mjete ifentifikimi si të policisë.
Foto: Policia Greke
35-vjeçari shqiptar u lokalizua dhe u arrestua në një zonë të Athinës, pasi kishte në posedim dhjetë pako me mbi 10 kilogramë kanabis hidroponik të papërpunuar. Kjo sasi ishte blerë më parë nga 59-vjeçari, i cili vepronte edhe në emër të 50-vjeçarit.
Shqiptari kishte refuzuar të zbatonte urdhrin e ndalimit duke shtuar shpejtësinë e makinës dhe duke rrezikuar këmbësorët dhe automjetet e tjera. Përveç kësaj, përpara se të ndalohej, ai u rezistoi me forcë oficerëve të policisë, duke i shtyrë ata me duar dhe këmbë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë. Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit.
Abdixhiku u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që ai të vetëpropozohet për këtë post, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces konsensual mes partive politike.
Luca Spada, një 27-vjeçar nga Meldola, është arrestuar si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Forlì-t, të udhëhequr nga Prokurori Enrico Cieri, për vdekjen e disa të moshuarve brenda pak muajsh, gjatë ose menjëherë pas transportimit me ambulancë.
Greva e shërbimit të autobusëve dhe aeroplanëve mund të krijojë ndërprerje gjatë gjithë ditës së premte në Itali, duke ndikuar në fluturime, lëvizshmëri urbane dhe madje edhe në lidhjet midis qyteteve dhe aeroporteve.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces është Beogradi zyrtar. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur", tha ai.
Komente (0)