Nis zbatimi i ligjit për të huajt në Kosovë, ofrohen lehtësira të përkohshme për serbët
Ka nisur zbatimi i ligjit të ri për të huajt në Kosovë siç dhe bëri të ditur një ditë më parë vetë kryeministri Albin Kurti. Punëtorët serbë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentët që nuk kanë dokumente të Kosovës, do të mund të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi
Ka nisur zbatimi i ligjit të ri për të huajt në Kosovë siç dhe bëri të ditur një ditë më parë vetë kryeministri Albin Kurti.
Sipas dakordimit me Bashkimin Evropian, punëtorët serbë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentët që nuk kanë dokumente të Kosovës, do të mund të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi me afat fillestar prej 12 muajsh. Gjithashtu, përkohësisht do të njihen si dokument identifikimi edhe letërnjoftimet e lëshuara nga strukturat paralele.
Kryeministri Kurti bëri të ditur se procesi do të realizohet në koordinim me emisarin e BE-së dhe me komunat me shumicë serbe, të cilat do të dorëzojnë listat e stafit shëndetësor, akademik dhe studentëve që veprojnë në Kosovë.
Kryeministri Kurti bëri të ditur se procesi do të realizohet në koordinim me emisarin e BE-së dhe me komunat me shumicë serbe, të cilat do të dorëzojnë listat e stafit shëndetësor, akademik dhe studentëve që veprojnë në Kosovë.
Kreu i qeverisë, përshëndeti bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE për zbatimin e këtij ligji duke shtuar se shpërbërja e strukturave paralele është e vështirë.
Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkovic, theksoi të shtunën se është arritur një zgjidhje që do të mundësonte punën e qetë dhe normale të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në Kosovë dhe nënvizoi se serbët nuk do të jenë të huaj në shtëpitë e tyre dhe në institucionet e tyre ku punojnë.
Ai sqaroi se zgjidhja konsiston në faktin se 10 kryetarë komunash serbe do të hartojnë një listë të të punësuarve në të gjitha institucionet arsimore dhe shëndetësore, përfshirë Universitetin dhe studentët, në bazë të së cilës do të lëshohen të drejtat e punës dhe të qëndrimit të serbëve të punësuar në këto institucione.
"Kjo do të thotë se askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë punën e tyre, të ndërhyjë, të mbyllë institucionet, por njerëzit tanë do të jenë në gjendje të vazhdojnë lirisht të punojnë, të shkollohen, të trajtohen... Lista do të rinovohet çdo 12 muaj, sepse disa punonjës do të dalin në pension, të rinjtë do të punësohen, studentët do të ndërrohen", tha Petkovic.
Sa i përket Ligjit për Automjetet, Petkovic njoftoi se shumë shpejt, në periudhën e ardhshme, do të gjendet një zgjidhje në marrëveshjen me BE-në për të gjithë shoferët që drejtojnë automjete me targa serbe me mbështetëse.
"Do të gjejmë një zgjidhje për ta, në mënyrë që Policia e Kosovës të mos i ndëshkojë, që të qarkullojnë dhe të vazhdojnë jetën e tyre normale. Kjo vlen edhe për automjetet private, por ne po kërkojmë një zgjidhje edhe për automjetet e institucioneve tona, kryesisht për ambulancat që janë të nevojshme kur bëhet fjalë për trajtimin e pacientëve në institucionet shëndetësore serbe në Kosovë", tha Petkovic.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Greqia pretendon se ka arritur që përmes industrisë vendase të mbrojtje të tejkalojë edhe Iranin në pordhimin e dronëve luftarakë. Irani, një vend që ka investuar dekada në zhvillimin e programeve të dronëve dhe eksportimin e tyre në zonat e luftës, prodhon diku midis 2,800 dhe 3,500 njësi në vit.
Abdixhiku u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që ai të vetëpropozohet për këtë post, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces konsensual mes partive politike.
Luca Spada, një 27-vjeçar nga Meldola, është arrestuar si pjesë e hetimit të Prokurorisë së Forlì-t, të udhëhequr nga Prokurori Enrico Cieri, për vdekjen e disa të moshuarve brenda pak muajsh, gjatë ose menjëherë pas transportimit me ambulancë.
Greva e shërbimit të autobusëve dhe aeroplanëve mund të krijojë ndërprerje gjatë gjithë ditës së premte në Itali, duke ndikuar në fluturime, lëvizshmëri urbane dhe madje edhe në lidhjet midis qyteteve dhe aeroporteve.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces është Beogradi zyrtar. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur", tha ai.
Në aksion u sekuestruan 26 kilogramë kokainë, më shumë se 360 kilogramë kanabis i përpunuar, karta identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara, si dhe mjete ifentifikimi si të policisë.
Komente (0)