Aksident me 5 të plagosur në Vlorë, makina del nga rruga
Makina del nga rruga në aksin Vlorë-Kotë, plagosen 5 persona, mes tyre drejtuesi i mjetit.
17:25 1 ditë më parë11.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Astronomët kanë identifikuar një planet, i cili është futur në listën e atyre që janë potencialisht të banueshëm, i cili ndodhet rreth 146 vite dritë larg Tokës, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters.
Astronomët kanë identifikuar një planet, i cili është futur në listën e atyre që janë potencialisht të banueshëm, i cili ndodhet rreth 146 vite dritë larg Tokës, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters. Planeti, i quajtur HD 137010 b, ka përmasa të ngjashme me Tokën dhe paraqet disa karakteristika që e afrojnë me kushtet e Marsit.
HD 137010 b orbiton rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë rreth 6 për qind më i madh se planeti ynë. Zbulimi është realizuar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Australia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Danimarka, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura në vitin 2017 nga misioni K2 i teleskopit hapësinor Kepler të NASA-s.
Sipas studiuesve, planeti përfundon një orbitë rreth yllit të tij në rreth 355 ditë, një periudhë shumë e afërt me vitin tokësor. Llogaritjet tregojnë se ekziston rreth 50 për qind mundësi që ai të ndodhet brenda zonës së banueshme të yllit, ku teorikisht mund të ekzistojë ujë i lëngshëm.
Megjithatë, ylli pritës është më i ftohtë dhe më pak i ndritshëm se Dielli, çka mund të nënkuptojë temperatura shumë të ulëta në sipërfaqen e planetit, ndoshta nën -70 gradë celsius. Ekspertët paralajmërojnë se HD 137010 b mund të jetë një botë e madhe dhe e ngrirë, me ujë kryesisht të ngrirë.
Dodger ishte zhdukur që nga viti 2018 dhe u gjet së fundmi nga një organizatë për mirëqenien e kafshëve falë mikroçipit që mbante.
10:54 6 h më parë13.04.2026.
Autori
Frank Watrous Hamilton, baba i dy fëmijëve, kishte një karrierë gati 50-vjeçare në Wall Street dhe shërbeu si drejtues në firmën e shërbimeve financiare Promontory Interfinancial Network, e cila më vonë u bë e njohur si IntraFi.
10:01 7 h më parë13.04.2026.
Autori
Sipas llogaritjeve të studiuesve, një popullsi globale vërtet e qëndrueshme, e cila mund të jetojë me një standard të mirë jetese pa tejkaluar kufijtë ekologjikë, do të ishte afro 2.5 miliardë njerëz.
08:42 8 h më parë13.04.2026.
Autori
“Shimpanzetë janë disi melodramatike", shpjegoi ai, duke vënë në dukje se pas grindjeve, zakonisht ka "britma dhe ndjekje", dhe më pas, më vonë, ato rifillojnë të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë.
22:30 18 h më parë12.04.2026.
Autori
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka hedhur dritë mbi lidhjen midis dietës dhe shëndetit mendor, duke zbuluar se disa ushqime mund të ndikojnë negativisht në humorin tonë.
20:00 21 h më parë12.04.2026.
AutoriUra e lumit Pearl, në gjirin Guangdong-Hong Kong-Makao, që lidh qytetet Shenzhen dhe Zhongshan, është bërë infrastruktura e parë detare që kombinon ura, ishuj artificialë, një tunel dhe një qendër nënujore në një gjatësi totale prej 24 kilometrash.
18:00 23 h më parë12.04.2026.
Autori
Shkencëtarët në Kinë kanë realizuar një zbulim të rëndësishëm që hedh dritë mbi të kaluarën e largët të njerëzimit. Ata kanë rindërtuar fytyrën e një njeriu prehistorik që ka jetuar rreth 16.000 vite më parë, duke u bazuar në një kafkë të ruajtur shumë mirë, e zbuluar në jug të vendit.
14:18 1 ditë më parë12.04.2026.
Autori
Një zbulim i rrallë në thellësitë e oqeanit ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, pasi studiuesit hasën në një formacion që i ngjan një “rruge të verdhë”, në një nga zonat më pak të eksploruara të planetit.
12:48 1 ditë më parë12.04.2026.
Autori
Një koleksionist amerikan ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm pasi bleu rreth 15 vite më parë një meteorit në Marok, pa e ditur vlerën e tij të vërtetë shkencore.
12:32 1 ditë më parë12.04.2026.
Autori
Komente (0)