Turqia nuk gjen qetësi, sulmi i dytë në shkolla në 48 orë, 4 viktima e 20 të plagosur
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş. Guvernatori i Kahramanmaraş, Mükerrem Ünlüer, raportoi se pati një sulm të armatosur në një shkollë në qytet, duke rezultuar në viktima dhe të plagosur sipas medias turke Hurriyet.
Turqia është tronditur sërish nga sulmi i dytë me armë zjarri në shkolla, brenda 48 orëve. Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në qytetin Sanliurfa, ku 16 persona u plagosën nga një 19-vjeccar, i cili më pas vrau veten, ngjarja është përësitur këtë të mërkurë në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş, me bilancin më të rëndë.
Mediat turke raportojnë se tre nxënës dhe një mësues kanë mbetur të vrarë nga sumi me armë, ndërsa janë regjistruar edhe 20 të plagosur.
Guvernatori i Kahramanmaraş, Mükerrem Ünlüer, raportoi se pati një sulm të armatosur në shkollën e mesme ‘Ayşel Çalık’ në lagjen Onikişubat.
Autori i krimit është një nxënës i shkollës, i cili hapi zjarr në dy klasa, teksa kishte në posedim pesë armë. Gjatë sulmit ndërhyn forca të shumta policie që bën evakuimin e të mbeturve në shkollë ndërsa dhjetëra ambulanca nxituan në vendngjarje.
Guvernatori i Kahramanmaras, Mukerem Ünlüer, konfirmoi se “sulmuesi është një nxënës i shkollës së mesme”.
“Babai i tij është një ish-oficer policie. Besohet se ai mori edhe armët e babait të tij. Gjithsej 4 persona u vranë, 1 mësues dhe 3 nxënës. Agresori erdhi me 5 armë dhe 7 karikatorë dhe sulmoi 2 klasa”, rrëfeu ai.
Sipas mediave turke, agresori fillimisht qëlloi në ajër në oborrin e shkollës, më pas hyri brenda godinës dhe vazhdoi të qëllonte mbi nxënësit dhe stafin mësimëdhënës.
Një dëshmitar deklaroi se sulmuesi, i përshkruar si 18-19 vjeç, fillimisht hapi zjarr me një armë me tytë të gjatë në oborrin e shkollës përpara se të hynte në shkollë dhe të vazhdonte të qëllonte.
Ministri i Arsimit Kombëtar Yusuf Tekin, Ministri i Brendshëm Mustafa Çiftçi dhe Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr. Kemal Memişoğlu u nisën për në Kahramanmaraş për të vizituar zonën pas incidentit në shkollë.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Akin Gurlek, deklaroi se “zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nisi menjëherë një hetim”.
"Lidhur me sulmin e armatosur që ndodhi në një shkollë në Kahramanmaraş, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Kahramanmaraş ka nisur menjëherë një hetim. Janë caktuar 3 Zëvendës Kryeprokurorë Publikë dhe 4 Prokurorë Publikë. Kryeprokurori ynë Publik dhe prokurorët e caktuar po vazhdojnë hetimet e tyre në vendngjarje. Është lëshuar një ndalim publikimi për hir të hetimit dhe është e rëndësishme që organizatat tona të shtypit të respektojnë konfidencialitetin e hetimit. Autoritetet përkatëse do të ofrojnë të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me të gjitha fazat e hetimit", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Rreth 200 persona mbetën të bllokuar në majë të një vendi të njohur turistik në Rio de Janeiro gjatë një operacioni policor në favelën Vidigal të qytetit, sipas mediave lokale.
Sir Keir Starmer ka akuzuar zyrtarët në Ministrinë e Jashtme se qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur kanë fshehur faktin se Lord Mandelson fillimisht dështoi në verifikimin e sigurisë për rolin e ambasadorit të SHBA-së.
Edhe para postimit të Presidentit Trump në rrjetet sociale, Islamabadi kishte filluar të mbyllej. Klientëve në hotelin ku u zhvilluan bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe iraniane fundjavën e kaluar iu tha se duhej të largoheshin.
Papa Leo thotë se nuk po kërkonte të debatonte me Donald Trump kur kritikoi "tiranët" për shpenzimin e miliarda dollarëve për luftëra në një fjalim më parë këtë javë.
Mesditën e të hënës portali në Poloni newsmaxpolska.pl u lançua zyrtarisht. Qëllimi i portalit është të arrijë çdo qytetar të Polonisë që dëshiron të ndjekë jo vetëm përmbajtjen e lajmeve, por edhe zhvillimet ekonomike, temat rajonale dhe ngjarjet globale.
PDK deklaroi se nuk do të bëhet më pjesë e negociatave me Albin Kurtin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duket se Kosova po shkon sërish drejt zgjedhjeve.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka miratuar dërgimin e FSK në misionin ndërkombëtar në Gaza, pasi kjo gjë u votua disa ditë më parë edhe nga Kuvendi.
Partia e Rumen Radev, Bullgaria Progresive, duket se do të fitojë zgjedhjet parlamentare bullgare të së dielës, zgjedhjet e teta të përgjithshme në pesë vjet.
Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje lidhej me krijimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe, shpërbërja e strukturave paralele në veri si edhe integrimi i policisë dhe sistemit gjyqësor.
Komente (0)