Autoritetet braziliane kanë arrestuar një pilot të kompanisë ajrore “Latam” dhe një grua 55-vjeçare, e cila dyshuar se kishte “shitur” tre mbesat e saj. Operacioni u realizua në kuadër të hetimin për një rrjet të dyshuar të shfrytëzimit seksual të të miturve.
Piloti u ndalua nga policia civile ndërsa ndodhej në bord të një avioni në aeroportin Congonhas, pak para nisjes drejt Rio de Janeiro. Sipas hetuesve të Departamentit të Vrasjeve dhe Mbrojtjes së Personit, ai dyshohet se përdorte dokumente të falsifikuara, të lëshuara në emër të të rriturve, për të shoqëruar fëmijë dhe adoleshentë në motele.
Hetimi, i cili ka zgjatur rreth tre muaj, zbuloi se aktiviteti kriminal ka qenë aktiv prej të paktën tetë vitesh dhe se piloti kishte një rol qendror në rrjet. Sipas mediave braziliane, mes viktimave të identifikuara janë tre motra të moshave 10, 12 dhe 14 vjeçe. Gjyshja e tyre është arrestuar nën akuzën se i kishte dorëzuar vetë vajzat te piloti.
Policia bëri të ditur se disa nga abuzimet dyshohet se kanë nisur kur njëra prej vajzave ishte vetëm tetë vjeçe. Operacioni policor, i koduar “Vendosni rripat e sigurimit”, përfshin akuza për përdhunim të personave vulnerabël, favorizim të prostitucionit dhe shfrytëzim seksual të të miturve. Paralelisht, po kryhen kontrolle në qytetin e Sao Paulos dhe në Guararema, në shtetin e Sao Paulos.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)