Europa do të “skuqet” nga rëra e Saharasë, priten re dhe “shi i pistë” në disa rajone
Sipas meteorologëve, ardhja e rërës sahariane lidhet me kalimin e një vorteksi që pritet të forcohet mbi pellgun e Mesdheut, duke tërhequr masa ajri të ngrohtë direkt nga shkretëtira.
Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura mbi mesataren sezonale, Europa jugore, duke përfshirë edhe Shqipërinë, pritet të përballet me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Sipas parashikimeve, në ditët në vijim do të shtohen vranësirat dhe reshjet e shiu, të cilat do të shoqërohen me pluhur nga shkretërira e Saharasë. Ky fenomen njihet ndryshe edhe si “shi i pistë”.
Shkak i këtij ndryshimi do të jetë një zonë me presion të ulët që vjen nga Afrika e Veriut, e cila do të aktivizojë erëra të forta nga Saharaja. Këto rryma do të transportojnë drejt Ballkanit, Gadishullit Apenin, por edhe në Spanjë e Francë sasi të mëdha rëre dhe grimcash pluhuri nga shkretëtira afrikane, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit dhe në reshjet që priten.
Efektet pritet të ndihen që nga dita e diel, më datë 12 prill, kur parashikohen reshje. Ato do të jenë kryesisht “të ndotura”, pasi pluhuri i Saharasë do të bjerë bashkë me shiun dhe do të depozitohet në sipërfaqe, duke lënë gjurmë në makina dhe rrugë. Sipas meteorologëve, ardhja e rërës sahariane lidhet me kalimin e një vorteksi që pritet të forcohet mbi pellgun e Mesdheut, duke tërhequr masa ajri të ngrohtë direkt nga shkretëtira.
Foto ilustruese
Ky kombinim do të sjellë një shtresë të dendur pluhuri në atmosferë, e cila më pas do të bjerë në tokë përmes reshjeve. Ndërkohë, pas temperaturave që në disa zona kanë arritur deri në 27-28 gradë celsius, ndryshimi i parë do të vërehet që të shtunën e 11 prillit, me një rënie të lehtë të temperaturave, kryesisht në zonat veriore. Më pas, nga pasditja e së dielës dhe në fillim të javës tjetër, pritet përkeqësimi më i madh i motit, i shoqëruar me reshje dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Një incident i rëndë është regjistruar në aeroportin e Manchesterit, ku një inxhinier ka rënë nga dera e hapur e një avioni pasagjerësh dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Irani ka paraqitur kërkesa të rëndësishme gjatë bisedimeve për përfundimin e luftës, sipas zyrtarëve të lartë në Teheran, duke përfshirë dëmshpërblime lufte dhe kontroll mbi një zonë strategjike detare të Hormuzit.
Një incident i rëndë ka shkaktuar panik në një fluturim të skuadrës argjentinase, pasi një futbollist u arrestua dhe u nxor nga avioni me pranga pas dyshimeve për një kërcënim me bombë.
Një thirrje e fortë për paqe është përcjellë nga Papa gjatë një mesazhi drejtuar udhëheqësve botërorë, duke i ftuar ata të zgjedhin dialogun në vend të konfliktit.
Komente (0)