Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin e Bolonjës, ku një fëmijë 12-vjeçar, Louis Pisha ka humbur jetën pas një rrëzimi fatal në një pallat në rrugën Piave. Sipas informacioneve paraprake nga policia, i mituri ndodhej në tarracën e një godine ku po luante së bashku me dy bashkëmoshatarë.
Në rrethana ende të paqarta, ai ka rënë nga një dritare ndriçuese, e cila u thye papritur nga pesha e tij. Mësohet se për disa çaste 12-vjeçari tentoi të mbahej te korniza, ndërsa shokët janë përpjekur ta kapin, por pa mundur ta shpëtojnë. Në fund, ai ka rënë nga kati i tetë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca e urgjencës, policia dhe zjarrfikësit, por ndihma mjekësore ka qenë e pamundur pasi fëmija kishte ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të premtes.
Viktima ishte nga një familje me origjinë shqiptare dhe raportohet se nuk banonte në pallatin ku ndodhi aksidenti. Pak më vonë në vendngjarje mbërritën edhe prindërit e të afërmit e tij, ndërsa skena ka qenë tejet prekëse, me banorët e zonës që ishin të tronditur nga ngjarja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)