Një sherr i dhunshëm mes pasagjerëve detyroi një avion të kompanisë britanike Jet2, që po udhëtonte nga Turqia drejt Mançesterit, të kryente ulje emergjente në Bruksel.
Sipas dëshmitarëve, konflikti shpërtheu pasi një pasagjer dyshohet se tentoi t’i merrte telefonin një tjetri, çka çoi në përleshje fizike në korridorin e avionit.
Pasagjerët përshkruan momente paniku, ndërsa në bord ndodheshin familje me fëmijë dhe të moshuar. Sipas disa dëshmive, një nga personat e përfshirë kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli dhe dyshohet se kishte bërë komente fyese para se situata të përshkallëzohej.
Ekuipazhi reagoi menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa piloti vendosi të devijojë fluturimin dhe të kryejë ulje emergjente në Bruksel për arsye sigurie. Pas aterrimit, policia belge hipi në avion dhe arrestoi dy persona të përfshirë në incident.
Pas përfundimit të procedurave, fluturimi vijoi drejt destinacionit final, ndërsa kompania ajrore e cilësoi sjelljen të papranueshme dhe njoftoi ndalim të përjetshëm për personat e përfshirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)