"Do ta rindërtojmë Gazën", Trump çel Bordin e Paqes, falenderon Ramën: Këtu janë liderët më të fuqishëm në botë!
Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se Bordi i Paqes përbëhet nga liderë shumë të respektuar ndërkombëtarisht, duke theksuar se iniciativa synon forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit global. Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh i nderuar për praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Presidenti Donald Trump e nisi fjalën e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington me një falënderim për liderët që i janë bashkuar organizatës së krijuar prej tij, duke këmbëngulur se do të rivendosin paqen në Gaza.
Trump në vijim tha se ka ndaluar të paktën 8 konflikte globale dhe e pranoi se për të ndalur luftën Rusi-Ukrainë mendohej të ishte e lehtë, por po del që të jetë mision i vështirë.
“Një grup i madh liderësh janë mbledhur këtu dhe shumë të tjerë duan të bashkohen. Quhet Bordi i Paqes dhe ky është qëllimi. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe duam të prodhojmë paqe. Kemi zgjidhur 8 luftëra. Kishim menduar se Ukraina dhe Rusia do ishin më e lehta për tu zgjidhur por me luftën nuk i dihet asnjëherë. Ju vlerësoj shumë juve që jeni sonte këtu. Jemi të lumtur dhe tepër krenarë. Paqja në botë është një prej çështjeve më të rëndësishme ku unë do të përfshihem dhe jam përfshirë vërtetë në shumë gjëra për t’i dhënë fund luftërave në vende të ndryshme. Kam ndaluar për vetëm dy ditë luftëra që vazhdonin për më shumë se 30 vjet. Situata në Gaza është shumë komplekse, por është bërë një punë fantastike deri tani. Ju mirëpres të gjithëve në SHBA për takimin e parë të Bordit të Paqes, i cili është një prej Bordeve që do të ketë më shumë ndikim në botë. Janë këtu disa prej liderëve më të fuqishëm dhe të rëndësishëm në botë. Ka disa edhe që nuk i dua por ky është një nga bordet më prestigjioz të krijuar ndonjëherë. Kjo godinë është e ndërtuar për paqe dhe tani i kanë vënë emrin tim, por unë nuk kam gisht ju betohem. Riemërtimi i kësaj godine ishte surprizë edhe për mua. Kjo gjë më prek shumë, më bën krenar dhe më bën të punoj edhe më shumë për paqen”, tha Trump.
Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se Amerika do të jetë bujare dhe do të investojë për rindërtimin e Gazës.
“Do të punojmë së bashku për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe të shndritshme për njerëzit e Gazës. Dhe SHBA do të tregohen shumë bujare me paratë. Asgjë nuk është më pak e shtrenjtë sesa paqja”, u shpreh Presidenti i SHBA-ve.
Foto: AP/Mark Schiefelbein
Trump u ndal po ashtu tek emrat e përveçëm, duke e nisur falënderimin për secilin shtet që i është bashkuar Bordit të Paqes, me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Një mbështetje të veçantë e pati edhe për mikun e tij më të fortë në Bashkimin Europian, Viktor Orbanin e Hungarisë, i cili garon në zgjedhje për një mandat tjetër si kryeministër.
“Jam i nderuar që është këtu sot kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama. Nuk duhet të mbështes njerëz, kandidat të caktuar, por ja që po ndodh këtu. Tani po mbështes edhe lider të huaj, si Viktor Orban që është këtu dhe kryeministren e Japonisë, së cilës i shpreha mbështetjen. Ajo më pëlqen shumë, ndaj është sot këtu dhe dua ta përshëndes. Është kënaqësi që jeni sot këtu dhe jam shumë krenar. Presidentja Osmani e Kosovës të falënderoj shumë, edhe ti po bën një punë shumë të mirë”, tha Trump.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Trump dhe Vance kanë një pikëpamje të ndryshme, se pas javësh lufte, Irani është dobësuar shumë dhe do të ishte e mençur të pranonte kërkesat e tyre, pavarësisht ngurrimit të mëparshëm.
Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.
Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë. "Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Nga monitorimi i çmimeve të biletave të avionit për disa destinacione turistike në Oqeanin Indian dhe Azi zbulohet "ana tjetër e krizës së Lindjes së Mesme", ndërsa nuk mohohet rreziku i rritjeve të ndjeshme të çmimeve për destinacionet që janë më afër dhe më të njohura.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Putin theksoi se Rusia mbetet e gatshme të kontribuojë në promovimin e një zgjidhjeje paqësore për situatën në Lindjen e Mesme.
Në muajt e fundit, disa të moshuar ishin ngarkuar në ambulancën që ai, si punonjës i Kryqit të Kuq, drejtonte. Ata gjithmonë mbërrinin të vdekur ose pranë vdekjes në spital.
Një incident i rëndë është regjistruar në aeroportin e Manchesterit, ku një inxhinier ka rënë nga dera e hapur e një avioni pasagjerësh dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Irani ka paraqitur kërkesa të rëndësishme gjatë bisedimeve për përfundimin e luftës, sipas zyrtarëve të lartë në Teheran, duke përfshirë dëmshpërblime lufte dhe kontroll mbi një zonë strategjike detare të Hormuzit.
Komente (0)