Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikas, Donald Trump, njoftoi përmes rrjetit social Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
Trump e përshkroi Warsh si një ekspert të “prerë” për këtë pozicion, duke theksuar përvojën e tij të gjerë në ekonominë dhe financat globale.
Warsh është diplomuar në Universitetin e Stanfordit dhe në Fakultetin e Drejtësisë të Harvardit dhe ka zhvilluar kërkime të rëndësishme mbi politikat monetare. Ai njihet edhe për raportin e tij mbi Bankën e Anglisë, ku propozoi reforma të rëndësishme që u miratuan nga parlamenti britanik.
Në moshën 35-vjeçare, Warsh u bë guvernatori më i ri në historinë e Rezervës Federale, duke shërbyer në bord nga viti 2006 deri në 2011.
Trump theksoi njohjen e gjatë me Warsh dhe shprehu besimin se ai do të shënojë historinë e Fed-it. Sipas Bloomberg, Ëarsh ka mbështetur publikisht uljen e normave të interesit, duke u rreshtuar me qëndrimet e presidentit për stimulimin e ekonomisë.
Megjithatë, disa kritikë vënë në dukje se qëndrimet e tij gjatë mandatit të mëparshëm në Fed mund të jenë një pengesë për të fituar mbështetjen e plotë të tregjeve dhe të politikës amerikane.
Nominimi i tij shihet si një përpjekje e Trump për të siguruar një kryetar që ndan vizionin e tij ekonomik dhe që mund të pranohet nga Wall Street.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)