Nuk është fantashkencë: Një “portal” lidh dy qytete në 600 km distancë

Koncepti ndërlidh Vilnius dhe Lublionin. Një person mund të afrohet, të shikojë përmes rrethit të ndritshëm dhe të shihet në kohë reale nga dikush në anën tjetër.

13.12.2025. 13:35

Nuk është fantashkencë: Një “portal” lidh dy qytete në 600 km distancë

Ajo që duket si fantashkencë, tashmë është realitet. Në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, është instaluar një “portal” që e lidh në kohë reale qytetin me Lublinon në Poloni, i cili ndodhet në më tepër se 600 kilometra distancë.

Dy unaza gjigante, dy qytete të ndryshme… një dritare e vetme e hapur. Duket si një derë kalimi mes dy botëve. Një person mund të afrohet, të shikojë përmes rrethit të ndritshëm dhe të shihet në kohë reale nga dikush në qytetin tjetër.

Nuk bëhet fjalë për video të regjistruara paraprakisht apo as për ndonjë hile kinematografike. Gjithçka ndodh në kohë reale, duke krijuar një lloj “çarje vizuale” që bashkon dy pika të largëta planetit.

Teknologjia po bën të mundur atë që dikur e imagjinonim vetëm në filma: të afrohemi, të lidhemi dhe të kapërcejmë distancat. Ky koncept i jashtëzakonshëm, natyrshëm ngre pyetjen nëse do të jemi në gjendje një ditë, që të shohim portale, të cilat lidhin qytete të ndryshme në të gjithë botën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)