Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, i cili iu bashkua Ferrari-t një vit më parë, ka kritikuar sistemin e ri teknik, që përfshin motorë më të fuqishëm dhe efikasë, makina më të shkurtra, më të ngushta dhe 30 kg më të lehta, si dhe karburant 100% të qëndrueshëm.
“Rregullat janë ridikulisht komplekse dhe asnjë tifoz nuk do të mund t’i kuptojë,” tha Hamilton për BBC. Piloti britanik u shpreh gjithashtu se menaxhimi i energjisë nga motorët e rinj është tepër i ndërlikuar: “Pjesëmarrja në një takim ku na shpjeguan gjithçka, ngjasonte sikur duhej një diplomë për ta kuptuar plotësisht. Në Barcelonë bëjmë 600 metra rrugë duke hequr këmbën nga gazi, për të kursyer karburant dhe për të rikarikuar baterinë. Nuk është ky qëllimi i garave”.
Hamilton komentoi edhe ndryshimin e inxhinierit të pistës pas largimit të Riccardo Adamit. “Është një situatë e vështirë, duhet të përshtatem përsëri”, tha kampioni britanik, që vuajti më tepër nga sa mendohej në sezonin e tij të parë me kokëkuqen.
Ndërkohë, Ferrari dërgoi sinjale pozitive nga testet në Sakhir. SF-26 e Leclerc-it mbylli sesionin e mëngjesit në krye me kohën 1’34’’273 pas 62 xhirove. Piloti nga Montecarlo vijoi testimet gjatë pasdites, duke ruajtur ritmin më të mirë. “Programi u përfundua pa probleme, gjë që është gjithmonë pozitive. Kohët e xhirove janë interesante, por nuk tregojnë gjithçka. Sensacionet në makinë ishin të mira, por jemi ende në fazat fillestare. Vazhdon puna hap pas hapi,” tha Leclerc.
Testime intensive zhvilloi edhe kampioni në fuqi Lando Norris me McLaren, që mbylli sesionin i dyti, përpara Oliver Bearman me makinwn Haas, e cila ka motor Ferrari. Probleme u regjistruan te Mercedes, ku Kimi Antonelli arriti të përfundonte vetëm pak xhiro para se makina të ndalej. George Russell mori më pas drejtimin e W17, duke realizuar disa dhjetëra xhiro dhe duke përfunduar në vendin e katërt të kohëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)