Kërcet grushti në NBA, sherr masiv në sfidën Detroit Pistons-Charlotte Hornets

Katër të përhashtuar pas kaosit që pushtoi parketin, nga loja largohet edhe trajneri Charles Lee.

10.02.2026. 14:12

Kërcet grushti në NBA, sherr masiv në sfidën Detroit Pistons-Charlotte Hornets

Një ndeshje e tensionuar ajo ndërmjet Charlotte Hornets dhe Detroit Pistons, që u zhvillua në “Spectrum Center”. Miqtë fituan me rezultatin 110-104, por në vend të spektaklit në fushë, vëmendjen e mori sherri masiv në të cilin u përfshinë të dyja skuadrat.

Gjithçka nisi në periodën e tretë të ndeshjes, teksa gjatë një sulmi poshtë koshit, Jalen Duren i Pistons u ndalua me faull nga Moussa Diabaté i Hornets. Kontakti ndezi menjëherë gjakrat dhe pas një përballjeje me fjalë, të dy lojtarët kaluan në përdorimin e duarve. Përplasja u zgjerua duke përfshirë edhe Miles Bridges dhe Isaiah Stewart.

Të katër basketbollistët, ashtu si edhe trajneri Charles Lee u përjashtuan nga fusha. Në incident u përfshinë edhe pjesa më e madhe e lojtarëve e skuadrave, ndërsa në fushë hyri edhe personeli i sigurisë. Ky incident bëri që ndeshja të mbahet mend më shumë për sherrin në fushë sesa për rezultatin, duke e kthyer takimin Hornets-Pistons në një sherr masiv, në një prej sporteve më të ndjekur në botë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)