Ndërron jetën aktori i njohur i “Dawson’s Creek”

Aktori amerikan James Van Der Beek, i njohur për rolin e tij në “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Burimi: Tgcom

11.02.2026. 22:27

Ndërron jetën aktori i njohur i “Dawson’s Creek”

Aktori amerikan James Van Der Beek, i njohur për rolin e Dawson Leery në serialin kult “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë. Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

“James u largua nga kjo botë paqësisht këtë mëngjes. Ai i përballoi ditët e fundit me guxim, besim dhe dinjitet”, thuhet në deklaratën e familjarëve, të cilët kërkuan privatësi në këtë periudhë të vështirë.

Në nëntor të vitit 2025, aktori kishte zbuluar publikisht se ishte diagnostikuar me kancer kolorektal. Në një intervistë për revistën People, ai ishte shprehur se po trajtohej me mbështetjen e familjes së tij, duke theksuar forcën dhe besimin që e shoqëronin në këtë sfidë. Pavarësisht sëmundjes, Van Der Beek vazhdoi të punonte dhe u shfaq edhe në një episod të serialit “Walker”, reboot i “Walker, Texas Ranger”.

Një vit pas diagnozës, ai kishte organizuar ankande me sende nga karriera e tij për të ndihmuar në mbulimin e kostove të trajtimeve. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përmes roleve që shënuan një brez të tërë shikuesish.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)